Instruktor/-e i/e vozitjes

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Tregti, Transport, Komunikacion Rrugor

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Instruktorët e vozitjes trajnojnë vozitësit e ri se si të ngasin makinën në mënyrë të sigurt.

Aktivitetet

  • Shpjegimi i rregullave të komunikacionit shoferëve të rijnë 
  • Ofrimi i ndihmës për shoferët e rijnë që të fitojnë eksperiencë të vozitjes në rrugë
  • Këshillimi i shoferëve se kur duhet të ju nënshtrohen provimeve përkatëse
  • Edukimi i komunitetit rreth vozitjes së sigurt

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të mira orientuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Të mund të reagoj shpejt në komunikacion
  • Të jetë shofer i qetë, i durueshëm, i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Kushtet e punës

Orari i punës dallon varësisht nga numri i klientëve që ata posedojnë, kompania në te cilën ata janë të punësuar dhe eksperienca që posedojnë. Një numër i madh i instruktorëve punojnë në orare jo të rregullta si dhe gjatë vikendeve.

Veglat e punës

Instruktoret e vozitjes përdorin makina që posedojnë pedalet e gazit dhe frenave edhe nga ana e pasagjerit që të reagojnë në raste të rrezikshme në trafik.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i instruktorit të vozitjes mësohet pasi të keni mbaruar shkollimin e mesëm përmes trajnimeve profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet