Instrumentist/-e (Violinë, Violë, Violonçelo dhe Kontrabas)

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Art, Muzikë

Paga

200 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Instrumentistët janë muzicient të cilët luajnë instrumente muzikore për të kënaqur audiencën. Mund të performojnë si solist apo edhe të jenë pjesë e orkestrës. Varësisht nga instrumenti pë të cilin janë specializuar ata mund të shkruajnë, performojnë dhe të kompozojnë muzikë.

Aktivitetet

  • Studimi i partiturave për instrumente
  • Praktikimi i instrumentit
  • Kompozimi i pjesëve të reja muzikore
  • Performimi para audiencës
  • Bartja e njohurive te nxënësit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Talent muzikor
  • Aftësi teknike në instrumentin e specializuar
  • Nivel të lartë të koncentrimit
  • Të tregojnë siguri para audiencës
  • Të jenë menaxhues të mirë të kohës
  • Të kenë aftësi të punojnë në grupe

Kushtet e punës

Instrumentistët performojnë në teatër, salla të koncerteve, klube, hotele ose edhe në ndeja private. Duhet të jenë të përgatitur të punojnë me orare jo të rregullta, të kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke praktikuar instrumentin. Ndonjëherë duhet të ndjekin punë të tjera për ta ndihmuar vetën financiarisht. Disa prej muzikantëve të ardhurat i marrin duke punuar si mësues të muzikës.

Veglat e punës

Instrumentistët përdorin edhe teknologji tjera krahas instrumenteve të tyre muzikore. Ata gjithashtu përdorin mikrofonin, zmadhueset, ndriçuesit, mbajtjet e pajisjeve dhe teknologji tjera që përdorën për performim ose regjistrim. Kur prezantohen para publikut instrumentistët  duhet të veshin kostume dhe uniforma. Gjithashtu, mund të ju nevojitet një veturë për të transportuar pajisjet dhe instrumentet.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni instrumentist muzikant zakonisht duhet të ndiqni shkollën profesionale për instrumentin e caktuar muzikor por mund të vazhdohet edhe më tutje në universitete të ndryshme, duke mos përjashtuar mundësinë e të qenit autodidakt.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet