Inxhinier/-e i/e automatikës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

Shkollimi

Inxhinieri

Paga

300 - 1200

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Inxhinierët e automatikës dizajnojnë, programojnë, simulojnë dhe testojnë makineri dhe procese të automatizuara që të kryejnë detyra të ndryshme. Ata zakonisht janë të punësuar në stacionet energjetike, stabilimentet e prodhimit të automjeteve, impiantet e përpunimit të ushqimit, industrinë robotike etj.

Aktivitetet

  • Dizajnimi dhe shkrimi i specifikave të makinave apo proceseve
  • Gjetja e mënyrave më efiqiente dhe të sigurta të prodhimit
  • Mirëmbajtja e dokumenteve teknike të projekteve
  • Implementimi dhe testimi i dizajneve të tyre
  • Hulumtimi, rekomandimi dhe implementimi i veglave për rritje të automatizmit
  • Mbikëqyrja dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit
  • Mbikëqyrja e procesit të prodhimit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi në programim, zhvillim të softuerëve dhe dizajn
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve të pajisjeve
  • Aftësia për të kryer analiza komplekse të sistemit
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme manuale
  • Aftësi komunikimi për të mbështetur bashkëveprimet me anëtarët e tjerë të ekipit zhvillimor
  • Të jenë kreativ dhe t’i kushtojnë rëndësi detajeve

Kushtet e punës

Zakonisht inxhinierët e automatikës janë të punësuar në sektorin shtetëror. Ata bashkëpunojnë me inxhinierët softuerik, menaxhmentin e prodhimit dhe operatorët teknikë. Puna e tyre kryhet në ambiente të zyrës, e në raste të caktuara nuk përjashtohet edhe puna në terren. Orari i tyre i punës është  i rregullt, përveç rasteve kur duhet të arrijnë ndonjë afat kohor, apo të mbikëqyrin ndonjë proces.

Veglat e punës

Inxhinierët e automatikës përdorin programe kompjuterike për dizajnim dhe programe të tjera për modelim, simulim dhe analizim të sistemeve të automatizuara. Disa inxhinierë të automatikës përdorin edhe vegla për prerje, vegla të makinave e të ngjashme për të fabrikuar ndonjë pjesë të prototipit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si inxhinier i automatikës duhet të përfundohet niveli Master në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet