Electricengeneer

Inxhinier/-e i/e energjisë elektrike

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri

Paga

500 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Inxhinierët e energjisë elektrike kryejnë hulumtime, projektojnë dhe udhëheqin ndërtimin dhe funksionimin e sistemeve elektrike, komponentëve të motorëve dhe pajisjeve elektrike.

Aktivitetet

  • Projektimi i centraleve elektrike dhe sistemeve të cilat gjenerojnë, transmetojnë dhe shpërndajnë energjinë elektrike
  • Mbikëqyrja, kontrollimi dhe monitorimi i funksionimit të gjenerimit elektrik, sistemeve të transmisionit dhe shpërndarjes
  • Këshillimi dhe projektimi i sistemeve për motorët elektrik, tërheqjeve elektrike dhe pajisjeve tjera, ose pajisjeve të brendshme elektrike
  • Specifikimi i instalimit elektrik dhe aplikimi në ndërtesa dhe objekte tjera industriale
  • Aplikimi i standardeve dhe procedurave të kontrollit për të monitoruar performancën dhe sigurinë gjeneruese elektrike dhe sistemet e shpërndarjes, motorët dhe pajisjet
  • Përcaktimin e metodave të prodhimit për sistemet elektrike

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë në zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi të shkëlqyera matematikore dhe kompjuterike
  • Të jenë të aftë të menaxhojnë projekte 
  • Të jenë të aftë në komunikim dhe punë në grup
  • Të jenë të interesuar në shkencë, teknologji dhe mbrojte të mjedisit

Kushtet e punës

Orari i punës për inxhinierët e energjisë është i rregullt. Ata mund të punojnë në zyre duke dizajnuar projekte apo të kryejnë hulumtime në terren. Inxhinierët që punojnë në terren p.sh. në një stacion me turbinë të erës apo në një platformë shpimi, mund të punojnë me ndërrime, duke përfshirë punën gjatë natës dhe fundjavave.

Veglat e punës

Inxhinierët e energjisë përdorin programe kompjuterike për dizajnim si Energy2D dhe Energy3D që shërbejnë për projektim të ndërtesave dhe qendrave të energjisë me energji të rinovueshme. Përmes këtij programi ata mund edhe të vlerësojnë performancën e energjisë. Ata po ashtu përdorin Infrared Tube dhe smartIR, që ndihmojnë në vizualizimin e valëve të energjisë. Kompjuterin e përdorin edhe për analizimin e të dhënave dhe shkrim të raporteve, kurse në terren përdorin pajisje për matjen e energjisë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Inxhinierët elektrik duhet të përfundojnë nivelin Master në inxhinieri eklektrike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?