Inxhinier/-e i/e informatikës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Inxhinieri

Paga

800 - 1500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Inxhinierët e informatikës janë përgjegjës për hulumtimin, projektimin, zhvillimin dhe testimin e pajisjeve harduerike dhe pajisjeve tjera kompjuterike, përfshirë çipat, sensorët analogë, pllakat, tastierat, modemët, ruterët dhe printerët.


Aktivitetet

  • Projektimi i pajisjeve të reja kompjuterike
  • Hartimi i skicave për pajisjet që do të ndërtohen
  • Instalimi i sistemeve kompjuterike
  • Testimi i prototipit që ata dizajnojnë, analizimi i rezultateve të testit dhe nëse është e nevojshme modifikimi i dizajnit
  • Përditësimi i pajisjeve
  • Mbikëqyrja e prodhimit të pajisjeve të reja kompjuterike
  • Trajnimi i pjesës tjetër të stafit se si të përdorin një sistem
  •  Mbikëqyrja e teknikëve dhe inxhinierëve të tjerë gjatë fazës së zhvillimit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera matematikore
  • Të jenë ekspertë në të paktën një gjuhë programuese
  • Të jenë kreativ dhe të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë shkathtësi në analizim dhe zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi komunikuese
  • Të jenë të aftë të koncentrohen për periudha të gjata
  • Të jenë të hapur ndaj ideve, njerëzve dhe situatave
  • Të jenë inovativ dhe konkurrues

Kushtet e punës

Inxhinierët e informatikës mund të punojnë në industrinë e prodhimit të teknologjisë, të dizajnimit të sistemeve kompjuterike apo të kërkimeve shkencore. Orari i tyre i punës ndryshon varësisht nga kompania ku janë të punësuar. Ndonjëherë mund të ju kërkohet të punojnë edhe gjatë fundjavave apo mbrëmjeve për të arritur afatet kohore. Inxhinierët e informatikës bashkëpunojnë me inxhinierë të tjerë, programues dhe menaxhmentin e tyre.

Veglat e punës

Inxhinierët kompjuterik përdorin shumë teknika dhe koncepte të huazuara nga  inxhinierët elektronikë. Ata duhet të jenë të njohur me të gjitha komponentët e pajisjeve kompjuterike, të cilat zakonisht janë qarqe elektronike të ngjitura së bashku. Ata punojnë me pjesën harduerike dhe softuerike.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Inxhinierët e informatikës e kanë të përfunduar nivelin Master në drejtimin e informatikës dhe telekomunikacionit apo shkencave kompjuterike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet