Nanotechengineer

Inxhinier/-e i/e nanoteknologjisë

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulët

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari

Paga

700 - 1000

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Inxhinierët e nanoteknologjisë kërkojnë të mësojnë gjëra të reja që mund të ndryshojnë shëndetin, shkencën, teknologjinë dhe mjedisin në një nivel molekular. Ata punojnë me materiale ekstremisht të vogla që përdoren në fusha si mjekësia, kimia, biologjia, fizika, etj.

Aktivitetet

  • Hartimi ose kryerja e eksperimenteve, në bashkëpunim me shkencëtarët ose inxhinierët tjerë
  • Inspektimi ose matja e filmave të hollë të nanotubeve të karbonit, polimereve ose veshjeve inorganike
  • Zhvillimi ose modifikimi i teknikave eksperimentale laboratorike kimike ose  industriale për përdorim në nanoscale
  • Përgatitja e prezantimeve të hollësishme me gojë ose me shkrim për shkencëtarët, inxhinierët, ose menaxherët e projektit
  • Instalimi i pajisjeve të prodhimit të nanoteknologjisë në vendet e konsumatorëve ose prodhimit
  • Studimi i fragmenteve më të vogla të ADN-së
  • Testimi për ndotje
  • Zhvillimi i produkteve të reja të madhësisë 0.1-1000 nanometra

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë shkathtësi praktike në shkencë
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi numerike, kompjuterike dhe të dizajnimit
  • Të kenë shkathtësi të menaxhimit
  • Të jenë të vetë-motivuar dhe të durueshëm
  • Të kenë shkathtësi prezantimi

Kushtet e punës

Nanoteknologët punojnë në fusha të ndryshme. Si shkencëtar mjekësor ata zhvillojnë pajisje për trajtim në nivelin qelizor. Si shkencëtar të ushqimit, zhvillojnë teknologji të reja që ndihmojnë në prodhim të ushqimit, përfshirë edhe metodat për detektim të substancave të dëmshme, e kështu me radhë, varësisht fushës së tyre të specializimit. Puna e tyre zakonisht kryhet në laborator dhe duhet respektuar standardet e sigurisë. Nanoteknologët bashkëpunojnë me shkencëtarë nga disiplina të ndryshme. Ata punojnë me orar të rregullt, por shpesh punojnë edhe pas orarit për të plotësuar afatin e caktuar kohor. Nanoteknologët shpesh udhëtojnë që të marrin pjesë në konferenca dhe takime.

Veglat e punës

Nanoteknologët përdorin pajisje për vizualizim, matje dhe manipulim të objekteve në njësinë nanometër. Disa vegla të tjera që nevojiten janë ato për aplikim në nanolitografi që është procesi përmes së cilit reduktohen materialet e mëdha në njësi të nanometrit dhe veglat për fabrikim të fijeve nano.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Nanoteknologët duhet të përfundojnë me sukses të shkëlqyer nivelin Bachelor në ndonjë fushë si biologjia, kimia, shkenca kompjuterike, inxhinieria apo fizika. Më pas duhet të përfundohet edhe niveli Master dhe PhD, veçanërisht për pozitë të hulumtuesit apo zhvilluesit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?