Inxhinier/-e i/e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Inxhinieri Arkitekturë dhe Ndërtimtari

Paga

500 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Inxhinierët e ndërtimtarisë dizajnojnë, planifikojnë dhe mbikëqyrin procesin e ndërtimit të ndërtesave, rrugëve, hekurudhave, aeroporteve, urave etj. Inxhinierët e ndërtimtarisë mund të punojnë si inxhinier këshillues apo kontraktues.  

Aktivitetet

  • Realizimi i punëve teknike p.sh. hetimet në terren
  • Bashkëpunimi me klientë dhe profesionistë të ndryshëm si arkitekt dhe kontraktorë të tjerë
  • Menaxhimi i buxhetit të projektit
  • Aranzhimi i blerjeve të materialeve dhe mjeteve të nevojshme për projekt
  • Vlerësimi i qëndrueshmërisë së objekteve si dhe ndikimi i tyre në mjedis

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi matematikore dhe të teknologjisë së informimit
  • Të kenë shkathtësi të planifikimit dhe organizimit
  • Të kenë shkathtësi të mira komunikimi
  • Të jenë të gatshëm t’iu përmbahen rregullave strikte të sigurisë
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi të negocimit, monitorimit dhe në udhëheqësi

Kushtet e punës

Inxhinierët e ndërtimtarisë punën kryesore e kryejnë në zyre, mirëpo atyre ju duhet të mbikëqyrin projektet e tyre dhe në terren pavarësisht kushteve atmosferike. Ata kanë orar të rregullt të punës, por në raste emergjente apo të punës intensive ata punojnë edhe jashtë orarit. Gjatë punës në teren ata duhet të vishen me uniformën mbrojtëse që të evitojnë ndonjë rrezik të mundshëm.

Veglat e punës

Inxhinierët e ndërtimtarisë planifikojnë ndërtimin e objekteve duke përdorur mjete të ndryshme për matje si dhe harta të ndryshme të terrenit. Ata gjithashtu përdorin të gjitha mjetet e zyrës që të planifikojnë, hartojnë dhe organizojnë punën e tyre. Gjatë punës në teren ata përdorin pajisje mbrojtëse sikurse rrobat e dukshme, helmeta, doreza etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si inxhinier i ndërtimtarisë duhet të përfundohet së paku niveli Master i drejtimit të ndërtimtarisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet