Telecomengineer

Inxhinier/-e i/e telekomunikacionit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri Transport dhe Telekomunikacion

Paga

550 - 850

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Inxhinierët e telekomunikacionit dizajnojnë, testojnë dhe ndërtojnë teknologji të ndryshme të cilat  mundësojnë komunikimin në distanca të largëta.

Aktivitetet

  • Dhënia e këshillave dhe projektimi i pajisjeve dhe komponentëve telekomunikuese, sistemeve, pajisjeve dhe qendrave të shpërndarjes
  • Zhvillimi i sistemeve të telekomunikimit
  • Krijimi i produkteve ose pajisjeve komunikuese
  • Kontrollimi i rrjetave
  • Planifikimi dhe projektimi i rrjeteve komunikuese bazuar në tela, fibra optike dhe mediave të komunikimit pa tela (wireless)
  • Projektimi dhe zhvillimi i algoritmeve të përpunimit të sinjalit dhe zbatimin e tyre përmes zgjedhjes së duhur të harduerëve dhe softuerëve
  • Projektimi i rrjeteve të telekomunikacionit dhe sistemeve te radios dhe televizionit, duke përfshirë rrjetin kabllorë dhe tokësorë

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi të mira organizative
  • Të kenë qasje logjike në zgjidhjen e problemeve
  • Të kenë shikim të mirë
  • Të jenë kurioz në aktivitete teknike dhe inxhinierike 
  • Të jenë të informuar për zhvillimet e reja të teknologjisë
  • Të jenë të aftë të punojnë në grup

Kushtet e punës

Inxhinierët e telekomunikacionit zakonisht punojnë në zyrë, ku mund të përdorin kompjuterin për të  monitoruar rrjetat dhe transmetimin e pajisjeve. Ndonjëherë udhëtimet jashtë vendit janë të pa evitueshme, në veçanti kur kemi të bëjmë me instalimin e pajisjeve të reja. Orari i punës është i rregullt mirëpo në raste emergjente këta inxhinierë duhet të jenë të gatshëm të riparojnë prishjet. Zakonisht puna bëhet në grupe, përfshirë teknikët dhe instaluesit e rrjetave.

Veglat e punës

Inxhinierët e telekomunikacionit punojnë me një numër të madh pajisjesh të komunikimit, rrjeta të bakrit, fibra optike, satelitë dhe teknologji të komunikimit WI-FI. Zakonisht përdorin kompjuterët për të monitoruar dhe dizajnuar sistemet e rrjetave.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni inxhinier i telekomunikacionit duhet të përfundoni edukimin formal në inxhinieri, specifikisht në inxhinieri të komunikimit dhe elektronikës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?