Roadengineer

Inxhinier/-e i/e transportit rrugor

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri

Paga

550 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Inxhinierët e transportit janë përgjegjës për planifikimin, projektimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së projekteve të inxhinierisë civile në lidhje me rrjetet e transportit, siç janë rrugët, urat, stacionet e tranzitit, hekurudhat, aeroportet dhe portet detare. Ata fokusohen në projektimin si dhe aplikimin e teknologjisë në dizajnimin sa më funksional në mënyrë që lëvizja e njerëzve dhe e mallrave të bëhet në mënyrë të sigurt, efikase, me shpejtësi, komoditet,  kosto të ultë dhe në pajtim me ligjet për mbrojtjen e mjedisit.

Aktivitetet

  • Zhvillimi i planit urbanistik dhe rrugor
  • Planifikimi i kursit rrugor të transportit publik
  • Këshillimi me organet kompetente rreth rritjes së sigurisë në komunikacion
  • Planifikimi i shpërndarjes së tokave për zhvillim të parqeve, aeroporteve, autostradave apo rrugëve
  • Përcaktimi dhe specifikimi i metodave të ndërtimit, materialeve dhe standardeve të cilësisë
  • Udhëheqja e punimeve ndërtimore dhe monitorimi i procesit të ndërtimit të rrugëve dhe infrastrukturës së transportit
  • Simulimi i problemeve të mundshme të trafikut dhe analizimi i tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi organizative
  • Të kuptuarit e çështjeve sociale ekonomike, mjedisore dhe kulturore
  • Aftësi të mira negociuese
  • Aftësi të mira në matematikë dhe projektim
  • Njohuri të larta të inxhinierisë civile

Kushtet e punës

Inxhinieri i transportit rrugor ndan kohën në mes punës në zyrë dhe terrenit, gjatë punës në teren  përballen me kushte klimatike të llojllojshme. Ata kanë takime të shpeshta me grupe të ndryshme të interesit p.sh. qeveritarëve, grupime të qytetarëve, arkitektëve etj. Ata punojnë orar të rregullt të punës deri në 40 orë pune në javë.

Veglat e punës

Inxhinierët e transportit rrugor përdorin një shumëllojshmëri të pajisjeve të orientimit në hapësirë duke përfshirë fotografitë ajrore, Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) dhe hartat. Ata gjithashtu përdorin edhe projektorë dhe pajisje të tjera audio-vizuale. Për vizatime përdorin softuer të vizatimit teknik.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i Inxhinierit të transportit rrugor mund të ushtrohet nëse përfundohet niveli Master në drejtimet e inxhinierisë civile apo rrugore.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet