Izolues/-e i/e ndërtimit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arkitekturë, Ndërtimtari, Zdrukthtari

Paga

180 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Izoluesit e ndërtimit bëjnë izolimin e objekteve të ndryshme të ndërtimit me materiale termo-izoluese të cilat në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me ruajtjen e temperaturave,  por mund jenë edhe izolime akustike për mbrojtjen nga zhurma apo edhe nga vibrimet. 

Aktivitetet

  • Leximi i skicave dhe planeve të ndërtimit
  • Identifikimi i pozitave dhe pikave ndërlidhëse
  • Përcaktimi i sasisë, llojit, cilësisë së izolimit të nevojshëm
  • Prerja e materialit të izolimit sipas përmasës dhe formës
  • Mbulimi i pjesëve që nuk kanë për t’u izoluar më qëllim të mbrojtjes së tyre 
  • Largimi i izolimit të vjetër dhe zëvendësimi i tij
  • Instalimi i barrierave plastike që ta mbrojnë izolimin nga lagështia etj

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë forcë dhe qëndrueshmëri fizike
  • Të respektojnë standardet e sigurisë 
  • Të kenë koordinim të mirë sy-dorë dhe aftësi mekanike
  • Të jenë të aftë të punojnë si pjesë e ekipit

Kushtet e punës

Izoluesit e ndërtimit punojnë në industri kontraktuese të ndërtimit. Ata punojnë brenda mjediseve rezidenciale apo industriale. Shumicën e kohës e kalojnë në këmbë, duke u përkulur apo ulur në gjunjë. Për të mbrojtur vetën, izoluesit e ndërtimit e ventilojnë ajrin sepse materialet izoluese mund të irritojnë sytë, lëkurën dhe të dëmtojnë mushkëritë. Varësisht nga puna e kontraktuar, ata mund të punojnë në kushte të vështira atmosferike apo edhe në lartësi.

Veglat e punës

Izoluesit e ndërtimit bartin materialet deri në vendin e punës me makina. Ata përdorin pajisje personale mbrojtëse, që përfshijnë rrobat, maskat dhe dorëzat që të mbrohen nga gazrat dhe materialet e dëmshme. Gjithashtu përdorin edhe pajisje për matje dhe prerje të materialeve, si dhe për shtrim dhe balancim të materialit në të gjitha anët. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i izoluesit të ndërtimit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës, apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet