Jurist/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Juridik

Paga

600 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Juristët janë profesionistë që këshillojnë bizneset, qeverinë dhe individët në çështjet ligjore. Bëjnë interpretimin e ligjit, negocimin e kontratave dhe patentimin e zbulimeve të reja.

Aktivitetet

  • Dhënia e këshillave ligjore
  • Shqyrtimi i çështjeve ligjore
  • Hulumtimet ligjore
  • Përfaqësimi i klientëve në procedurat penale dhe civile
  • Përfaqësimi i interesave të klientëve para palëve të tjera etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi të mira analitike
  • Të jenë të kujdesshëm me detajet
  • Të kenë arsyetim të logjikshëm
  • Të jenë të sigurt dhe bindës
  • Të jenë komunikues
  • Të jenë të sinqertë dhe të besueshëm

Kushtet e punës

Juristët shumicën e punës e kryejnë në zyrë dhe gjyqe, por ka raste kur ata shkojnë në shtëpitë e klientëve të tyre për këshillim. Gjithashtu, ata dalin në teren ose udhëtojnë për të marrë sa ma shumë të dhëna për rastet e caktuara. Nëse juristi është i punësuar nga shteti atëherë ai e ka më të organizuar orarin e punës.

Veglat e punës

Veglat e punës së juristëve janë ato të zyrave si kompjuteri, printeri, telefoni dhe literatura për ligjvënie.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Sipas ligjit për juristë, një ndër kushtet për regjistrimin e kandidatëve për juristë është dhënia e provimit të etikës profesionale. Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij provimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar fakultetin juridik dhe provimin e jurisprudencës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet