Kamerier/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Ushqim, Hoteleri, Turizëm

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kamerierët marrin porosi dhe shërbejnë ushqimin dhe pijet e porositura te klientët në bare, hotele, restorante etj.

Aktivitetet

  • Sigurimi i menyve për klientët dhe dhënia e përgjigjeve në pyetjet e parashtruara
  • Marrja e porosive të ushqimit dhe pijeve nga klientët
  • Informimi i stafit të kuzhinës për detajet e porosisë
  • Shërbimi i ushqimit dhe pijeve të porositura te klientët
  • Komunikimi me klientë për të marrë pëlqimin e tyre dhe për të adresuar ankesat eventuale
  • Procesimi i faturave dhe marrja e pagesave
  • Pastrimi dhe përgatitja e tavolinave.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi të dëgjimit dhe komunikimit
  • Të jenë të aftë t’i ndihmojnë njerëzit
  • Të kenë njohuri për teknikat e shitjes, strategjitë dhe teknikat e marketingut
  • Të kenë shkathtësi në menaxhimin e kohës dhe multitasking
  • Të jenë të aftë të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Kushtet e punës

Kamerierët punojnë në restorante, bare, hotele, institucione, klube etj. Ata zakonisht punojnë në hapësira të zhurmshme dhe janë në kontakt me njerëz të ndryshëm që e bën punën e tyre stresuese. Kamerierëve shumicën e kohës iu duhet të ecin shpejtë.

Veglat e punës

Kamerierët përdorin vegla si letrat, lapsat dhe sistemet kompjuterike për të marrë porosi, si dhe tabakë apo karroca për të shërbyer ushqimin dhe pijet. Ata gjithashtu përdorin pajisje për pastrim dhe skanerë të barkodit, makina për procesim të kredit kartelave, arka etj., për të procesuar pagesat. Në disa raste, kamerierët janë të detyruar të veshin uniforma.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kamerierit/-es mësohet në shkollat e mesme profesionale. Mundësitë e punësimit me këtë profesion janë më të mëdha nëse përfundohen trajnime shtesë në turizëm, menaxhment, biznes, hoteleri apo të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet