Kasap/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kasapët bëjnë therjen e kafshëve dhe përpunojnë mishin e tyre duke e bërë atë gati për shitje.

Aktivitetet

  • Zgjedhja e mishit kualitativ
  • Therja e gjedheve
  • Prerja dhe përgatitja e mishit
  • Operimi i makinerive të mishit
  • Shitja e produkteve të mishit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë emocionalisht të qëndrueshëm
  • Të kenë nivel të lartë të higjienës
  • Të kenë fuqi dhe qëndrueshmëri fizike
  • Të jenë të kujdesshëm dhe të saktë gjatë prerjes së mishit

Kushtet e punës

Kasapët punojnë në dyqane, punëtori apo thertore ku bëjnë therjen e kafshëve dhe përgatitjen e mishit për shitje. Emocionalisht duhet të jenë të qëndrueshëm sidomos kur kërkohet prezenca dhe shërbimi i tyre në therjen e kafshëve. Ndonjëherë ata punojnë me orare të gjata duke filluar që herët në mëngjes. Puna e kasapit kërkon aktivitet të madh fizik dhe ata shpesh duhet të udhëtojnë në vendet ku ju duhet të therin kafshët.

Veglat e punës

Kasapët përdorin lloje te ndryshme të thikave, mprehës të thikës, vegla të dorës për copëtimin, bluarjen dhe ngjeshjen e mishit. Ndonjëherë, përdorin edhe makineri për përpunimin e mishit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të ushtruar profesionin e kasapit duhen të ndiqen trajnime jo-formale në vendin e punës apo të përfundohet shkolla profesionale në këtë drejtim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet