Këngëtar/-e solistik/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Art, Muzikë

Paga

500 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Këngëtarët solistik këndojnë para publikut dhe në studio të incizimit. Disa luajnë edhe në instrumente muzikore. 

Aktivitetet

  • Prova të këndimit për t’u përmirësuar në këndim
  • Praktikimi i performancave
  • Gjetja e vendeve ku mund të performojnë dhe kontaktimi me punëdhënës potencial
  • Udhëtimet për të marrë pjesë në performanca
  • Promovimi i karrierës së tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë talent në muzikë dhe shkathtësi në performim
  • Të kenë shkathtësi promovuese    
  • Të kenë disiplinë dhe përkushtim
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike  
  • Të jenë të aftë në menaxhim të kohës

Kushtet e punës

Këngëtarët solistik incizojnë këngët e tyre në studio të incizimit, si dhe marrin pjesë në evente të ndryshme ku performojnë direkt para publikut. Puna në studio zakonisht bëhet gjatë orëve të rregullta biznesore, gjersa performancat zakonisht mbahen natën dhe gjatë fundjavës. Përpos punës në studio dhe performancave direkt, ata mund të punojnë edhe në terren duke incizuar videoklipe. Këngëtarët solistik një pjesë të madhe të kohës e kalojnë duke udhëtuar, në qytete dhe shtete të tjera. Disa këngëtar për shkak se nuk punojnë me orar të rregullt dhe ka afate kohore që nuk janë fare të punësuar, mund të ushtrojnë edhe ndonjë profesion tjetër.

Veglat e punës

Këngëtarët solistik përdorin mjetet në studio të incizimit përmes të cilave realizohet një këngë. Gjatë incizimit të videoklipeve ata vizitojnë mjedise të ndryshme. Në performancat direkt qëndrojnë në skenën e paraparë për këngëtar dhe përdorin mikrofon. Performanca e tyre realizohet përmes sistemit të zërimit dhe atij të ndriçimit.  

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kërkesat formale për të punuar si këngëtar solistik ndryshojnë sipas llojit të muzikës. Këngëtarët e muzikës klasike dhe operës duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor në muzikë, ndërsa për këngëtar të tjerë nuk kërkohet ndonjë kualifikim formal. Talenti dhe promovimi i punës janë parakushte për të pasur sukses në këtë drejtim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet