Këpucar/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Këpucarët prodhojnë dhe riparojnë lloje të ndryshme të këpucëve në mënyrë manuale, duke përdorur vegla të dorës si gjilpërat, kapëset, ngjitësit, ose makinat e qepjes. Ata gjithashtu riparojnë produkte të lëkurës si çanta, rripa, valixhe dhe produkte tjera të ngjashme.

Aktivitetet

  • Prodhimi dhe riparimi i këpucëve dhe produkteve tjera të lëkurës në përputhje me kërkesat
  • Përdorimi i makinave të qepjes dhe veglave të ndryshme të dorës
  • Qepja, ngjyrosja dhe gdhendja e materialeve për të arritur dizajnin dhe formën e dëshiruar
  • Shqyrtimi i detajeve të porosisë me klientët dhe marrja e masave të tyre
  • Përshtatja e materialit dhe aksesorëve me produktet
  • Vlerësimi i sasisë së materialeve dhe burimeve tjera të nevojshme për të kryer një aktivitet pune.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive të këpucëve
  • Të kenë njohuri për materialet e prodhimit të këpucëve
  • Të jenë të aftë të shohin qartë tiparet dhe detajet në afërsi
  • Të jenë të aftë t’i mbajnë duart dhe krahët stabil gjatë punës
  • Të jenë të aftë t’i zbatojnë teknikat e qepjes duke përdorur veglat e duhura
  • Të jenë të aftë t’i identifikojnë kërkesat e një produkti për krijimin e një dizajni.

Kushtet e punës

Këpucarët zakonisht punojnë në dyqane të vogla duke qëndruar një kohë të gjatë pranë tavolinës së punës ose pranë banakut, varësisht nga mënyra e organizimit të dyqanit. Disa nga produktet që ata përdorin për riparimin e këpucëve mund të lirojnë gaz toksik andaj duhet të përdorin masa mbrojtëse gjatë punës me to. Ky profesion u ofron njerëzve mundësi të hapin bizneset e tyre private.

Veglat e punës

Këpucarët përdorin makina për qepje dhe gdhendje, ndërsa me anë të duarve mund të punojnë me pjesë të vogla. Ata po ashtu përdorin kapëset, ngjitëset, makinat e ngjyrosjes, mprehësit e thikave, çekanët, gjilpërat për qepje etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i këpucarit mund të mësohet gjatë punës ose në shkolla profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet