Keramist/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Dizajn, Grafikë Art, Muzikë

Paga

220 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Keramistët punojnë me argjilë, porcelan dhe lëndë e materiale të tjera për të dizajnuar dhe krijuar objekte qeramike të ndryshme si p.sh. skulptura, pllaka dhe dysheme, enë gatimi etj.

Aktivitetet

  • Hulumtimi i dizajneve dhe materialeve të reja për krijimet e tyre
  • Vendosja për materialet të cilat do t’i përdorin për një produkt
  • Krijimi i dizajneve se si do të duket produkti i tyre
  • Takimi me klientë dhe bashkëbisedimi rreth produktit që do të krijohet
  • Kombinimi i materialeve të ndryshme, formimi i tyre dhe futja në furrë për t’u ngurtësuar
  • Dekorimi i produktit të krijuar
  • Promovimi i biznesit dhe produkteve të tyre
  • Mbajtja e kontakteve me klientë të tjerë, zejtarë, muze e galeri
  • Shfaqja dhe shitja e punës së tyre në panaire artizanale dhe ekspozita

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ
  • Të jenë të shkathtë të vizualizojnë idetë e tyre
  • Të kenë shkathtësi hulumtuese
  • Të kenë shkathtësi të dizajnimit
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve dhe të kenë koordinim të mirë sy-dorë

Kushtet e punës

Keramistët janë të punësuar nga prodhuesit e produkteve të qeramikës apo janë të vetë-punësuar. Disa keramistë angazhohen vetëm në dizajnim të produkteve, ndërsa të tjerë edhe krijojnë ato. Keramistët e punësuar në ndonjë industri zakonisht punojnë me orar të rregullt, gjersa ata të vetë-punësuar punojnë sipas orarit të tyre. Përpos punës së tyre në punëtori, keramistët, sidomos ata të vetë-punësuar ndonjëherë edhe udhëtojnë për të shfaqur punën e tyre në panaire të ndryshme.

Veglat e punës

Keramistët prodhojnë produktet e tyre me materiale si argjila, porcelani, dhe i japin formë produkteve me dorë, apo pajisje adekuate. Ata përdorin furra për të ngurtësuar materialet e formësuara dhe produkte të tjera për lustrim dhe dekorim (p.sh. ngjyra). Kështu ata transformojnë krijimin e tyre nga materiali fillestar, (p.sh. gëlqere) në një objekt të fortë dhe të përdorshëm, siç janë enët e kuzhinës, apo vazot.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kualifikimet akademike ndryshojnë varësisht nga punëdhënësi. Përfundimi i ndonjë niveli akademik në art, dizajn ose qeramikë mund të ndihmojë për punësim, bashkë me talentin për këtë profesion dhe kreativitetin.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet