Kimist/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shkenca Matematiko Natyrore Mjekësi

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kimistët bëjnë hulumtime laboratorike dhe kryejnë analiza cilësore dhe sasiore ose bëjnë eksperimente për të zhvilluar ose përmirësuar produktet. Ata gjithashtu testojnë cilësinë dhe ndikimin në mjedis të produkteve të prodhuara.

Aktivitetet

  • Analizimi dhe përgatitja e përbërjeve kimike, tretësirave dhe reagjentëve për produkte dhe testime
  • Hulumtimi dhe zhvillimi i produkteve të reja ose metodave të prodhimit
  • Testimi i kontrollit të cilësisë së materialeve ose prodhimeve të prodhuara
  • Përgatitja e raporteve dhe prezantimeve shkencore
  • Monitorimi i projekteve shkencore dhe mbikëqyrja e personelit shkencor
  • Mirëmbajtja e instrumenteve laboratorike ose teknike
  • Bashkëpunimi me shkencëtarë të tjerë dhe profesionistë teknikë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në kimi, matematikë, inxhinieri dhe teknologji
  • Të kenë njohuri për prodhimin, përpunimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve
  • Të jenë të aftë të përdorin rregullat dhe teknikat shkencore për të identifikuar dhe zgjidhur probleme
  • Të jenë të aftë të kryejnë analiza të kontrollit të cilësisë
  • Të jenë të aftë të udhëzojnë, koordinojnë dhe monitorojnë individë të tjerë
  • Të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë efektive me shkrim dhe në të folur.

Kushtet e punës

Kimistët punojnë në laboratorë, universitete, kompani, qendra hulumtuese dhe departamente qeveritare. Ata punojnë me orar të rregullt por me raste mund të punojnë edhe me orar të zgjatur. Kimistët udhëtojnë për të marrë pjesë në konferenca, seminare, kurse, etj. Trajnimet për siguri janë gjithashtu të rëndësishme pasi që puna e tyre kërkon që ata të punojnë me substanca të rrezikshme si acidet dhe elementet radioaktive.

Veglat e punës

Kimistët përdorin një shumëllojshmëri të pajisjeve shkencore siç janë: balonat e laboratorit, gotat e laboratorit, mikroskopët, spektrometrat, kalorimetrat, respirometrat, pipetat, buretat, PH metrat, tubat për testim, banjot ujore, pjatat e Petrit, respiratorët etj. Ata zakonisht përdorin veshje mbrojtëse, si dhe syzet e sigurisë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Titulli kimist fitohet pasi të përfundohen studimet e larta master dhe Ph.D. në shkencat e kimisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet