Klerik/-e fetar/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Studime Fetare

Paga

230 - 470

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Klerikët fetar kryejnë funksione shpirtërore që lidhen me besimet dhe praktikat e feve të ndryshme, si dhe sigurojnë motivim, udhëzim dhe trajnim për ritet fetare.

Aktivitetet

  • Përgatitja dhe kryerja e shërbimeve fetare, riteve dhe ceremonive
  • Përgatitja dhe dhënia e predikimeve, fjalimeve dhe bisedave të veçanta për të inkurajuar njerëzit
  • Dhënia e mësimeve fetare dhe mbikëqyrja e lutjeve dhe grupeve të diskutimit
  • Përhapja e doktrinave fetare
  • Celebrimi i martesave, organizimi i funeraleve dhe shërbimeve të veçanta përkujtimore sipas traditës dhe ligjeve
  • Studimi dhe interpretimi i literaturës fetare

* Detyrat e klerikut fetar dallojnë varësisht nga ajo se cilit besim fetar i takon

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë besimtar të devotshëm
  • Të jenë njohës të shkëlqyer të besimit fetar që përfaqësojnë
  • Të kenë natyrë të dashur
  • Të jenë empatik
  • Të njohin praktikat dhe historinë e fesë së tyre
  • Të kenë aftësi organizative
  • Të kenë aftësi të të folurit në publik
  • Të jenë të vetëdijshëm për nevojat e komunitetit
  • Të mos jenë paragjykues etj

Kushtet e punës

Klerikët fetar punojnë në xhami, kisha, sinagoga, tempuj dhe vende të tjera të adhurimit. Ata gjithashtu mund të punojnë në shkolla, spitale, burgje, zyre ose në shtëpitë e njerëzve. Zakonisht kanë orar të rregullt të punës, por varësisht nga praktikat e fesë së tyre mund të iu kërkohet të kryejnë shërbime fetare natën ose gjatë fundjavës. Ndonjëherë udhëtojnë në vende të ndryshme të komunitetit për të kryer detyrat e tyre.

Veglat e punës

Klerikët fetar përdorin librat dhe tekstet që kanë të bëjnë me fenë e tyre. Ata veshin rroba ceremoniale që i përkasin fesë së tyre. Klerikët fetar po ashtu përdorin pajisje zyre, si kompjuter e të ngjashme.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Klerikët fetar duhet të përfundojnë studimet teologjike dhe varësisht nga besimi fetar të kryejnë edhe ritet e caktuara.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet