Kompozitor/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arte

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kompozitorët krijojnë kompozime muzikore në stile të ndryshme për të mbështetur ndonjë shfaqje televizive, film, lojë apo koncert.

Aktivitetet

  • Aplikimi i teorisë muzikore për të krijuar kompozime muzikore
  • Shkrimi, kompozimi dhe transkriptimi i pikave muzikore
  • Përdorimi i kompjuterëve, instrumenteve, lapsit dhe letrës për të përshkruar idetë për kompozime muzikore
  • Eksperimentimi dhe zbulimi i zërave, ritmeve, instrumenteve dhe temave për të arritur efektet e dëshiruara në një kompozim muzikor
  • Bashkëpunimi me të tjerët për të përgatitur kompozime muzikore dhe për të vendosur për detajet e kompozimit
  • Dizajnimi dhe zhvillimi i ideve, sistemeve dhe produkteve të reja.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për krijimin dhe kompozimin e veprave muzikore, koreografisë, dramës dhe arteve pamore
  • Të kenë njohuri të mediave verbale, të shkruara dhe vizuale me qëllim të informimit dhe argëtimit
  • Të kenë njohuri për metodat e udhëheqjes, planifikimit strategjik, teknikave të prodhimit dhe koordinimit të njerëzve dhe burimeve
  • Të jenë të aftë të gjejnë mënyra të zgjuara, kreative dhe origjinale për të zgjidhur problemet
  • Të jenë të aftë të përqendrohen në një burim zëri në praninë e burimeve të tjera të tingujve.

Kushtet e punës

Kompozitorët kalojnë shumë kohë duke praktikuar dhe punojnë me orar jo të rregullt. Ata mund të kenë nevojë për punë shtesë për të mbështetur veten financiarisht, prandaj mund të japin leksione muzikore për të rritur të ardhurat e tyre.

Veglat e punës

Përveç instrumenteve të tyre muzikore që e përbëjnë një orkestër, kompozitorët përdorin edhe teknologjinë. Ata përdorin kompjuterë, monitorë audio, regjistrues audio, mikrofona, sintetizues, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kandidatët e interesuar për një karrierë si kompozitor duhet të studiojnë muzikën, duke u përqendruar në teorinë e muzikës, kompozimin dhe performimin e muzikës. Ata duhet të jenë në gjendje të luajnë mirë së paku një instrument dhe pastaj të ndjekin një shkollë profesionale për muzikë, dhe të vazhdojnë më tutje në universitete të ndryshme, duke mos e përjashtuar mundësinë e vetë-mësimit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet