Kontabilist/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Ekonomi

Paga

350 - 550

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kontabilistët menaxhojnë dhe mirëmbajnë regjistrat financiar të bizneseve, duke verifikuar saktësinë e dokumenteve dhe të dhënave që janë të lidhura me transaksionet financiare. Ata përdorin librat e transaksioneve, sisteme kompjuterike të kontabilitetit, dhe forma tjera të menaxhimit.

Aktivitetet

  • Verifikimi i saktësisë së dokumenteve dhe të dhënave që kanë të bëjnë me pagesat, faturat dhe transaksionet e tjera financiare
  • Kontrollimi i rrjedhës së parasë
  • Analizimi i investimeve
  • Interpretimi i të dhënave

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi organizative  
  • Të kenë aftësi në matematikë  
  • Të kenë aftësi analitike
  • Të menaxhojnë dhe regjistrojnë të dhëna
  • Të jenë të fokusuar dhe detajist në punë

Kushtet e punës

Kontabilistët shumicën e kohës punojnë në zyrë ose në departamentin administrativ të bizneseve tjera sikurse fabrika ose dyqane. Ata punojnë së bashku me analistët dhe menaxherët tjerë financiar në regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave.

Veglat e punës

Kontabilistët mund të përdorin forma tradicionale ose forma të reja digjitale për mbajtjen dhe menaxhimin e të dhënave. Një pjesë të madhe mund ta kalojnë në telefon, gjithashtu duhet të kenë njohuri në përdorimin e pajisjeve tjera si fotokopje dhe telefaks.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni kontabilist duhet të përfundoni kualifikimet formale në ekonomi. Më pas rekomandohet të kryhen certifikime tjera të cilat ndihmojnë në kualitetin tënd si kontabilist.  

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet