Kopshtar/-e (Punëtor/-e i/e peisazhit)

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

300 - 870

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kopshtarët bëjnë kultivimin dhe mirëmbajtjen e pemëve, shkurreve, luleve dhe bimëve të tjera në parqe dhe kopshte private.

Aktivitetet

  • Zgjedhja e bimëve
  • Përgatitja dhe punimi i tokës
  • Mbjellja dhe ujitja e luleve, pemëve, shkurreve
  • Mirëmbajtja e serrave dhe strukturave tjera
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve të furnizimit me ujë
  • Fekondimi, shartimi dhe shkurtimi i bimëve.


Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë fizik të fortë
  • Të jenë fleksibil
  • Të mund të punojnë si pjesë e ekipit 
  • Të mos jenë alergjik nga poleni apo kemikalet e nevojshme për mirëmbajtjen e bimëve
  • Të jenë të aftë të kryejnë punë manuale dhe të rënda

Kushtet e punës

Kopshtarët punojnë në ambiente të jashtme dhe në kushte të ndryshme atmosferike. Puna e tyre zakonisht fillon herët në mëngjes. Ata punojnë me orar të rregullt të punës por mund t’u kërkohet të punojnë edhe gjatë fundjavave.

Veglat e punës

Kopshtarët duhet të jenë në gjendje të përdorin vegla të ndryshme dore sikurse gërshërët e shkurreve, lopatat dhe makineri të tilla si prerësja e barit dhe sharra me zinxhirë. Nga ta gjithashtu mund të kërkohet të instalojnë sisteme të ujitjes, prandaj duhet të kenë njohuri me këto sisteme.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kopshtarit mësohet në shkolla të mesme profesionale apo përmes trajnimeve në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet