Kostumograf/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Tekstil, Veshmbathje Dizajn, Grafikë

Paga

300 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kostumografët krijojnë veshjet për personazhet në filma, shfaqje televizive dhe shfaqje teatrale. Ata janë përgjegjës për krijimin e veshjeve/ kostumeve të personazheve dhe balancimin e skenave me cilësi dhe ngjyrë.

Aktivitetet

  • Leximi i skriptave dhe identifikimi i personaliteteve të personazheve
  • Hulumtimi i kostumeve në epoka të ndryshme
  • Krijimi i skicave të kostumeve
  • Përzgjedhja e materialeve për kostume
  • Krijimi i kostumeve
  • Kujdesi dhe koordinimi i përdorimit të kostumeve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ dhe të përpiktë
  • Të kenë aftësi në dizajn dhe qepje
  • Të kenë aftësi të punojnë nën presion
  • Të kenë aftësi kërkimore
  • Të kenë aftësi organizative
  • Të jenë bashkëpunues dhe të gatshëm të punojnë në ekip

Kushtet e punës

Kostumografët janë të punësuar në produksionet televizive, teatër dhe kompani të prodhimit të filmit. Nuk kanë orar të rregullt sidomos në kohën e  dhënies së shfaqjes apo xhirimit të filmit. Në rastet e tilla punohet deri  në orët e vona si dhe vikendeve. Gjithashtu mund të ju kërkohet të marrin pjesë në takime për shpërndarje të buxhetit në teatro dhe kompani prodhuese të filmit.

Veglat e punës

Mjetet e punës së kostumografëve janë blloku për skicim, lapsi, kompjuteri, pëlhura, gërshërët, peri e gjilpëra, makina e qepjes, pajisjet për matje etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kostumografit mësohet në shkollat profesionale të dizajnit apo përmes trajnimeve të ndryshme. Kualifikimi në degën dizajn kostumesh rritë mundësitë e punësimit në këtë fushë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet