Kozmetikolog/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Të tjera

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kozmetikologët ofrojnë shërbime të kujdesit personal që përfshijnë kujdesin për flokët, trupin, lëkurën dhe thonjtë.

Aktivitetet

  • Stilimi i flokëve, ngjyrosja, aplikimi i maskave dhe tretmaneve
  • Kujdesi për fëtyrë
  • Depilimi me laser
  • Aplikimi i tretmaneve të pedikyrit dhe manikyrit
  • Trajnimi i stafit të ri

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë kreativitet
  • Të kenë shkathtësi teknike
  • Të kenë shkathtësi në komunikim dhe shkrim
  • Të kenë njohuri mbi përbërësit e kozmetikës
  • Të kenë aftësi menaxheriale

Kushtet e punës

Kozmetikologët punojnë në sallonet e bukurisë që do të thotë punojnë në ambiente me ndriçim, të aromatizuara dhe me nivel të lartë të higjienës. Punohet 6 ditë të javës si dhe me ndërrime. Kërkohet të vishet uniforma, mbajtja e dorezave dhe me raste edhe e maskave. Shumë shpesh duhet të udhëtojnë që të marrin pjesë në konferenca apo seminare.

Veglat e punës

Kozmetikologët varësisht nga profili që kanë, përdorin një llojllojshmëri të pajisjeve duke përfshirë kremrat, ngjyrat, fenin, brushat, produktet e kozmetikës, dyllin, llakat për thonjë e deri te aparaturat laserike, aparaturat për mirëmbajtjen e fytyrës etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kozmetikologët duhet të kryejnë trajnimet e nevojshme për fushat e caktuara në ndonjë shkollë apo program të licencuar të kozmetikës. Shumica e programeve kozmetike kërkojnë që kandidatët të jenë mbi moshën 16 vjeçare dhe të kenë një diplomë të shkollës së mesme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet