Kozmolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

700 - 900

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kozmologët fokusohen në studimin e detajuar të universit si tërësi, duke filluar nga origjina e tij, evolucioni e tashmja dhe e ardhmja e tij. Ata analizojnë moshën e universit, komponentët dhe lëvizjen e yjeve, vrimat e zeza, galaksitë, kometat, meteorët etj.

Aktivitetet

  • Vëzhgimi dhe mbledhja e të dhënave
  • Analizimi i të dhënave dhe shkrimi i raporteve
  • Studimi i teorive paraprake dhe zhvillimi i tyre
  • Publikimi dhe prezantimi i të dhënave
  • Dizajnimi i pajisjeve të reja shkencore, softuerëve kompjuterikë dhe metodave për të studiuar dhe analizuar të dhënat
  • Ligjërimi në universitete dhe fjalimi në konferenca

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi analitike dhe të të menduarit kritik
  • Të jenë të aftë të punojnë si pjesë e grupit
  • Të kenë shkathtësi numerike dhe kompjuterike
  • Të jenë kurioz, të përkushtuar dhe të vetë disiplinuar
  • Të jenë të durueshëm dhe të përkushtuar

Kushtet e punës

Kozmologët punojnë në universitete, planetariume dhe qendra shkencore. Industritë që merren me studimin e hapësirës po ashtu punësojnë kozmolog. Pasi që kozmologët duhet të kryejnë hulumtime dhe vëzhgime, ata shpesh punojnë në vende të largëta dhe në kushte jo të përshtatshme atmosferike. Orari i tyre i punës po ashtu është jo i rregullt.

Veglat e punës

Kozmologët përdorin teleskopë të ndryshëm dhe instrumente të tjera shkencore për të vëzhguar, mbledhur dhe analizuar të dhënat mbi objektet astronomike. Ata po ashtu përdorin kamera të specializuara dhe  spektrografë për të inçizuar dritën nga objektet e vëzhguar,  si dhe  optika adaptive për të punuar me ndërrimin e kushteve atmosferike.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si kozmolog së paku duhet të përfundohet niveli Bachelor në fizikë, astronomi, astrofizikë, matematikë ose inxhinieri me theks të veçantë në  inxhinierinë e hapësirës ajrore, dhe më pas vazhdohet Master dhe PhD.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet