Kriminolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shkenca Shoqërore

Paga

450 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kriminologët përfaqësojnë një nën-bashkësi të sociologëve që specializojnë në studimin e sjelljeve kriminale, faktorët dhe pasojat e tyre. Ata asistojnë në përforcim të ligjeve dhe ruajtje të rendit duke hulumtuar krimet dhe duke bërë përpjekje për të parandaluar ato.

Aktivitetet

  • Studimi i të gjitha aspekteve të një krimi
  • Vëzhgimi i reagimeve sociale, kulturore dhe mediale rreth krimit
  • Intervistimi i kriminelëve për të kuptuar motivet e tyre dhe mënyrën e të menduarit
  • Mbledhja e të dhënave rreth krimeve dhe krijimi i të dhënave statistikore
  • Krijimi i hipotezave dhe parashikimeve për krimet e radhës
  • Zhvillimi i planeve strategjike për reduktim të krimit
  • Formulimi i rekomandimeve politike
  • Shkrimi i artikujve shkencor, publikimi dhe i prezantimi i tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi organizative dhe një qasje metodologjike të punës
  • Të jenë të aftë në statistikë dhe probabilitet
  • Të kenë shkathtësi të komunikimit dhe shkrimit
  • Të kenë interesim në sjelljen njerëzore dhe dëshirë të ndihmojnë komunitetin
  • Të jenë analizues të mirë
  • Të mos jenë paragjykues

Kushtet e punës

Puna e kriminologëve është kryesisht e drejtuar nga hulumtimet, dhe kjo kryhet në terren dhe mjedise të zyrës.  Ata bashkëpunojnë me zyrtar të tjerë të ligjit dhe politikanë për të ndihmuar në reduktimin e krimeve, dhe që kriminelët e dënuar të trajtohen në mënyrë humane dhe të drejtë. Disa kriminolog ligjërojnë në institucione akademike.

Veglat e punës

Kriminologët kanë qasje në dokumente të krimeve të raportuara. Të dhënat statistikore dhe demografike po ashtu i’u ndihmojnë atyre që të bashkojnë informacione dhe të kenë njohuri të shumta dhe të sakta. Për të kryer hulumtime ata bazohen në literaturë shkencore dhe përdorin pajisje të zyrës si kompjuter, printer, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Shumica e kriminologëve kanë të përfunduar nivelin Bachelor në sociologji, psikologji apo kriminologji. Disa të tjerë përfundojnë edhe nivelin Master. Në shumicën e shteteve, kriminologët supozohet të përfundojnë provimin për licencim para se të fillojnë punën.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet