Kujdestar/-e i/e fëmijëve

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shëndetësi, Punë Sociale

Paga

150 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kujdestarët e fëmijëve ofrojnë shërbime të kujdesit të kualifikuar për fëmijët. Roli kryesor i tyre është të sigurojnë një mjedis të sigurt, të këndshëm dhe stimulues në të cilin fëmijët zhvillohen dhe rriten. Detyrat e kujdestarëve të fëmijëve mund të ndryshojnë sipas kërkesave të familjes dhe moshës së fëmijës.

Aktivitetet

  • Kujdesi ndaj fëmijëve
  • Planifikimi dhe realizimi i aktiviteteve ditore të fëmijëve
  • Përgatitja e ushqimeve dhe të ushqyerit e fëmijëve
  • Pastrimi i fëmijëve
  • Transportimi i fëmijëve nga shkolla në shtëpi apo e kundërta
  • Asistimi i fëmijëve me detyrat e shtëpisë
  • Leximi i librave për fëmijë dhe vendosja e fëmijëve në gjumë
  • Monitorimi i sjelljeve të fëmijëve dhe këshillimi i tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth zhvillimit të fëmijës dhe metodave të edukimit para fillor
  • Të kenë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit
  • Të kenë natyrë pozitive dhe të jenë të shoqërueshëm
  • Të kenë shkathtësi organizative
  • Të jenë kreativ
  • Të jenë të durueshëm dhe t’i duan fëmijët
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike

Kushtet e punës

Kujdestarët e fëmijëve punojnë në shtëpi te punëdhënësit apo në shtëpi të tyre me orar të caktuar nga punëdhënësi. Puna me fëmijë, duke realizuar aktivitete gjatë gjithë ditës mund të jetë e lodhshme, prandaj nevojitet durim. Kujdestarët e fëmijëve duhet të kalojnë disa orë gjatë ditës në kopshte apo parqe.

Veglat e punës

Veglat e punës për kujdestarët e fëmijëve ndryshojnë varësisht nga mosha e fëmijëve për të cilët ata kujdesen, këtu hyjnë pelenat, kremrat, lodrat, librat, lapsat, letrat pastaj mjetet e kuzhinës etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si kujdestar i fëmijëve nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal, megjithatë duhet të përfundohen trajnime në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet