Kultivues/-e i/e pemëve dhe shkurreve

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

180 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kultivuesit e pemëve dhe shkurreve menaxhojnë, kujdesen dhe mirëmbajnë shëndetin e pemëve dhe shkurreve. Këta identifikojnë tipa të ndryshme pemësh, inspektojnë dhe bëjnë mbjelljen e pemëve duke u bazuar në përshtatshmëri me vendin.

Aktivitetet

  • Ujitja dhe kullimi i pemishteve dhe vreshtave
  • Kultivimi dhe shumimi i pemëve dhe hardhisë
  • Mirëmbajtja e mbjelljeve
  • Kontrollimi i barërave të këqija
  • Plehërimi
  • Spërkatja e pemëve me pesticide
  • Largimi i drunjëve të kalbur
  • Promovimi dhe tregtimi i produkteve, organizimi i shitjeve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interes në pemëtari dhe hortikulturë
  • Të kenë aftësi logjike dhe praktike
  • Të jenë të mirë në planifikim, organizim dhe komunikim
  • Të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra
  • Të mos kenë frikë nga lartësitë
  • Të jenë metodik në punën e tyre

Kushtet e punës

Kultivuesit punojnë zakonisht në parqe, sera, plantacione, ferma, rrugë dhe kopshte private gjatë të gjitha sezoneve. Punohet jashtë, prandaj kushtet atmosferike shpesh janë të pavolitshme. Është e domosdoshme mbajtja e uniformës që nënkupton çizme, dorëza, kapelë e në raste të caktuara edhe maska mbrojtëse.  

Veglat e punës

Pemëtarët ngasin traktorin dhe ekskavatorët si mjete kryesore gjatë punës. Një grup tjetër i pajisjeve përfshinë: sharrën, gërshërë shartuese, pompa për spërkatje, litar dhe pajisje ngjitëse. Grupi i tretë i pajisjeve përfshinë makineri të rënda si makina për prerje etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni kultivues i pemëve dhe shkurreve, duhet të përfundoni shkollën e mesme profesionale të bujqësisë në degën e pemëtarisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet