Kultivues/-e i/e perimeve dhe bimëve

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

180 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kultivuesit e kulturave bimore dhe perimeve merren me kultivimin e drithërave (si gruri, misri, kallami i sheqerit, etj) dhe te perimeve (lakra, patatja, karota etj). Këto produkte i mbjellin, rrisin dhe pastaj i shesin në tregje apo te bizneset që merren me përpunimin e tyre.

Aktivitetet

  • Monitorimi i aktiviteteve dhe kushteve të tregut, përcaktimi i llojeve dhe sasive të të mbjellave që duhen rritur, planifikimi dhe koordinimi i prodhimit
  • Përgatitja e tokës me dorë ose makineri
  • Zgjedhja dhe mbjellja e farave dhe fidanëve
  • Mirëmbajtja e të mbjellave duke kultivuar tokën, duke prashitur ose krasitur bimët, dhe duke montuar dhe vënë në punë pajisjet e ujitjes
  • Kontrollimi i barërave të këqija duke përdorur herbicide dhe pesticide
  • Korrja e të mbjellave
  • Inspektimi, kontrollimi, klasifikimi, paketimi, ruajtja dhe ngarkimi i të korrave për shitje ose dërgesë në treg
  • Strehimi i kafshëve të punës dhe mirëmbajtja e ndërtesave, strukturave dhe pajisjeve të fermës dhe sistemeve të furnizimit me ujë

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të shijojnë punën jashtë dhe gjatë të gjitha stinëve
  • Të kenë njohuri për bimët dhe natyrën
  • Të kenë fuqi dhe qëndrueshmëri fizike
  • Të kenë shkathtësi mekanike
  • Të kenë koordinim të mirë sy-dorë

Kushtet e punës

Kultivuesit e perimeve dhe bimëve punojnë jashtë dhe zakonisht fillojnë punën herët në mëngjes. Puna e tyre mund të përfshijë orë të gjata të punës dhe kërkon përkulje, ngritje dhe bartje të bimëve dhe mjeteve. Ata mund të jenë të punësuar për kompani të ndryshme ose të vetë-punësuar.

Veglat e punës

Kultivuesit e perimeve dhe bimëve posedojnë makineri dhe vegla të dorës të domosdoshme për rritje dhe përkujdesje ndaj bimëve si traktorë, pajisjet për lëvrim, për kositje, për spërkatje, shata, lopata etj. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kultivueseve të perimeve dhe bimëve mësohet në shkollat e mesme profesionale si dhe nga eksperienca dhe trajnimet. 

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet