Kultivues/-e vreshtash

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Kultivuesit e rrushit kujdesen për gjithë procesin e kultivimit të llojeve të ndryshme të rrushit për qëllim të ngrënies apo prodhimit të verërave.

Aktivitetet

  • Përgatitja e tokës, fekondimi dhe mbjellja e hardhisë
  • Ujitja dhe spërkatja
  • Përcaktimi i kohës se kur duhet të bëhet vjelja duke u bazuar në vetitë e rrushit si aciditetit, lagështia dhe ëmbëlsia
  • Kujdesi për procesin e fermentimit
  • Paketimi dhe përgatitja e produktit për shitje
  • Transportimi i produktit final

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Njohuri rreth biologjisë
  • Të shijojnë të punuarit jashtë
  • Të jenë në gjendje të mirë fizike
  • Të kenë shkathtësi praktike dhe organizative

Kushtet e punës

Kultivuesit e rrushit punojnë në vreshtari, pavarësisht kushteve atmosferike. Orari i tyre i punës mund të jetë jo i rregullt, dhe me raste mund të udhëtojnë për të transportuar, për t’u njoftuar rreth llojeve të ndryshme të rrushit dhe teknikave të kultivimit apo për të marr pjesë në konferenca. Profesioni i kultivuesit të rrushit është profesion sezonal dhe ata nuk punojnë gjatë stinës dimërore.

Veglat e punës

Kultivuesit e rrushit përdorin mjete të ndryshme të dorës për shkurtim apo përshtatje të vreshtave, makineri të mëdha bujqësore si traktorë, kositëse dhe spërkatëse, sisteme të ujitjes dhe mjete për matjen e përbërësve të rrushit,  tensiometra për të matur lagështinë e tokës. Ndonjëherë iu duhet të veshin edhe rroba sigurie, si çizme apo syze.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kultivuesit e rrushit duhet të kenë të kryer shkollën e mesme profesionale në këtë fushë apo trajnime të tjera jo-formale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet