Kuzhinier/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Teknologji Ushqimore, Prodhim Ushqim, Hoteleri, Turizëm

Paga

300 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kuzhinierët janë profesionistë krijues dhe inovativ të kuzhinës të cilët përgatisin, marinojnë dhe gatuajnë një shumëllojshmëri ushqimesh. Ata ndonjëherë planifikojnë dhe i’u vënë çmimet artikujve të menysë, porosisin furnizime ushqimore dhe mbajnë raporte.

Aktivitetet

  • Gatimi i ushqimit dhe krijimi i recetave të reja
  • Kontrollimi i cilësisë dhe sasisë së ushqimit ose furnizimeve
  • Planifikimi dhe përcaktimi i çmimeve për artikujt e menysë
  • Trajnimi dhe koordinimi i personelit të shërbimit të ushqimit
  • Komunikimi me klientët për t’i adresuar ankesat
  • Menaxhimi dhe raportimi i të dhënave të operimit dhe prodhimit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për prodhimin dhe përpunimin e ushqimit
  • Të kenë njohuri për administratën, menaxhimin dhe burimet financiare
  • Të jenë të aftë të kontrollojnë produktet dhe proceset për të siguruar cilësinë
  • Të jenë të aftë të koordinojë dhe monitorojë individë të tjerë
  • Të jenë të aftë të dalin me ide të pazakonta për artikuj ushqimorë
  • Të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë efektive.

Kushtet e punës

Kuzhinierët punojnë orë të gjata, në mbrëmje, në fundjavë dhe ndonjëherë në kushte të vështira. Ata punojnë me thika të mprehta dhe mjete të nxehta, kështu që djegiet dhe prerjet janë lëndime të zakonshme për kuzhinierët.

Veglat e punës

Kuzhinierët përdorin vegla të ndryshme gatimesh, në varësi të llojit të restorantit, siç janë: thikat, furrat, termometrat ushqimorë, pjatalarëset, mikserët, bluesit, sitat, furrat elektrike, furrat e picave, makinat për pasta, gotat matëse, skarat etj.Gjithashtu, ata duhet të mbajnë kapela ose rrjeta të flokëve për të përmbushur standardet strikte të higjienës.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kuzhinierit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose nëpërmjet edukimit joformal, p.sh. trajnime në vendin e punës ose trajnime të tjera.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet