Kuzhinier/-e dietik/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Teknologji Ushqimore, Prodhim

Paga

300 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Kuzhinierët dietik janë ekspertë në ushqim. Ata përgatisin ushqim të shëndetshëm dhe këshillojnë njerëzit se si duhet të ushqehen për të udhëhequr një mënyrë jetese të shëndetshme ose për të arritur qëllime të veçanta të lidhura me shëndet.


Aktivitetet

  • Vlerësimi i nevojave shëndetësore të klientëve apo pacientëve për dietat
  • Këshillimi i klientëve rreth shprehisë së të ushqyerit shëndetshëm
  • Zhvillimi i planeve të ushqimit për klientë
  • Vlerësimi i efekteve të planeve të ushqimit dhe kryerja e ndryshimeve nëse është e nevojshme
  • Promovimi i të ushqyerit shëndetshëm
  • Përgatitja e ushqimeve dietike
  • Leximi i hulumtimeve dhe publikimeve të fundit rreth ushqimit
  • Shkrimi i raporteve për të dokumentuar progresin e klientëve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të interesuar në shëndet dhe mirëqenie
  • Të jenë të njoftuar me studimet shkencore dhe të kenë shkathtësi analizuese
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhje të problemeve
  • Të jenë të aftë në komunikim dhe shpjegim
  • Të shijojnë ushqimin dhe përgatitjen e tij

Kushtet e punës

Kuzhinierët dietik punojnë në spitale, shtëpi të kujdesit, restorante, shkolla apo në shtëpi të ndonjë klientit. Ata po ashtu ndihmojnë personat me gjendje shëndetësore si diabeti, problemet e zemrës, mbipesha, etj. Orari i tyre i punës zakonisht është i rregullt.

Veglat e punës

Kuzhinierët dietik përdorin peshore për të matur peshën e klientit, madhësinë trupore dhe sasinë e yndyrës në trup. Ata referohen në libra dhe publikime të ndryshme për ushqim dhe receta dhe përdorin kompjuter për të krijuar meny, plane të ushqimit për klientë, si dhe për administrim të përgjithshëm dhe ruajtje të të dhënave. Për përgatitje të ushqimeve, kuzhinierët dietik përdorin enë të kuzhinës dhe artikujt e nevojshëm për përgatitje.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Kërkesat për kuzhinier dietik janë të ndryshme. Disa kuzhinier dietik përfundojnë trajnime të nevojshme në këtë drejtim dhe certifikohen, gjersa disa të tjerë kanë të përfunduar nivelin Bachelor në nutricion apo të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet