Laborant/-e i/e mjekësisë

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Kimi, Bioteknologji Shëndetësi, Punë Sociale

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Laborantët e mjekësisë ndihmojë biologët dhe mjekët në laborator për të kryer teste laboratorike dhe eksperimente.

Aktivitetet

  • Përgatitja, operimi dhe mirëmbajta e instrumenteve laboratorike
  • Mbledhja dhe përgatitja e mostrave biologjike si, gjaku, bakteret, ushqimi etj. për analiza laboratorike
  • Kryerja e testeve biologjike, hulumtimeve dhe eksperimenteve
  • Analizimi i të dhënat dhe interpretimi i rezultateve
  • Shkrimi i raporteve për gjetjet e tyre
  • Injektimi i vezëve të fekonduara, lëngjeve dhe baktereve në organizëm

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi analitike, teknike dhe observuese
  • Të kenë aftësi komunikuese
  • Të kenë shkathtësi të mendimit kritik
  • Të jenë njohës të mirë të kompjuterit
  • Të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra
  • Të respektojnë procedurat e sigurisë dhe etikës

Kushtet e punës

Laborantët e mjekësisë punojnë në shkolla profesionale, universitete, organizata për hulumtime mjekësore, industri të prodhimtarisë së produkteve kimike dhe spitale. Ata punën e tyre e kryejnë në laborator dhe punojnë në grupe nën mbikëqyrjen e biologëve apo mjekëve të tjerë që vlerësojnë punën e tyre. Laborantët e mjekësisë punojnë me orar të rregullt të punës, në ambient të pastër, të qetë dhe jo stresues.  

Veglat e punës

Laborantët e mjekësisë përdorin kompjuter për analizim të të dhënave dhe shkrim të raporteve. Në laborator ata përdorin pajisjet si, mikroskopi, pompa, avullues, epruveta, shiringa, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Laborantët e mjekësisë duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme profesionale të mjekësisë, apo nivelin Bachelor në biologji, ose të ngjashme. Është me rëndësi që gjatë viteve të shkollimit të kryhet punë praktike në laborator.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet