Leksikograf/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Gjuhë dhe Letërsi

Paga

500 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Leksikografët shkruajnë, përpilojnë dhe redaktojnë fjalorë për botime të shtypura dhe online.

Aktivitetet

  • Kryerja e hulumtimeve mbi termat e rijnë dhe përdorime të reja për termat e vjetër
  • Monitorimi i fjalëve të reja që duhet të përfshihen në fjalor
  • Shpjegimi në mënyrë të qartë për kuptimet e ndryshme që ka një fjalë
  • Vlerësimi se cili është kuptimi primar (më i përdorur) i një fjale, cili sekondar dhe ai më pak i përdorur
  • Sigurimi që stili dhe formati i fjalëve është në pajtueshmëri me protokollet
  • Redaktimi i punës së leksikografëve të tjerë
  • Përkthimi i fjalëve dhe shprehjeve në gjuhë të ndryshme

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera në gjuhën amtare dhe atë dytësore
  • Të kenë shkathtësi hulumtuese
  • Të jenë të aftë të përshkruajnë gjëra komplekse brenda disa fjalëve
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë shkathtësi komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Të jenë kreativ dhe të saktë
  • Të kenë shkathtësi bazike kompjuterike

Kushtet e punës

Leksikografët punojnë në zyre me orar të rregullt të punës. Disa mund të punojnë edhe si të pavarur diku tjetër, duke redaktuar apo/dhe shkruar. Leksikografët që kërkojnë pozita më të larta, zakonisht kalojnë në karriera të ngjashme, si gazetaria dhe botimi.

Veglat e punës

Leksikografët janë gjatë gjithë kohës në kontakt me fjalorë dhe burime të tjera të gjuhës dhe fjalëve, duke përfshirë literaturën, gazetat, televizorin dhe radion, për dëshmi të kuptimeve të fjalëve dhe shprehjeve. Ata përdorin kompjuterë dhe pajisje të zyrës për të kryer punën e tyre.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Pasi që ka disa lloje të fjalorëve, si fjalorët Shqip, fjalorët dygjuhësh, fjalorët për të mësuar një gjuhë dhe fjalorët teknik, rolet e punës dhe kërkesat mund të ndryshojnë. Leksikografët zakonisht kanë të përfunduar fakultetin e gjuhësisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet