Mami

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Shëndetësi, Punë Sociale

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mamitë sigurojnë mbështetje dhe këshillim për gratë gjatë shtatzënisë dhe pas saj.

Aktivitetet

  • Monitorimi dhe kontrollimi i grave dhe foshnjave gjatë shtatzënisë dhe pas saj
  • Edukimin dhe këshillimi mbi temat që ndërlidhen me shtatzëni dhe lindje
  • Identifikimi i shtatzënive me rrezikshmëri të lartë dhe referimi tek doktorët dhe specialistët e tjerë mjekësor
  • Ofrimi i mbështetjes pas abortit, dështimeve dhe vdekjeve neonatale
  • Mbikëqyrja dhe asistimi i nënave gjatë lindjeve, monitorimi i gjendjes së fetusit dhe menaxhimin e dhimbjeve
  • Monitorimi i gjendjes shëndetësore të të porsalindurve
  • Ndërlidhja me agjencitë dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë dhe kujdesit social për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit
  • Pjesëmarrja në trajnimin dhe mbikëqyrjen e kolegëve të rinj

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë natyrë të dashur dhe qëndrim pozitiv
  • Të mos jenë paragjykues
  • Të jenë empatik
  • Të marrin iniciativë gjatë emergjencave dhe të jenë të aftë të punojnë nën presion
  • Të jenë tolerantë dhe të durueshëm
  • Të jenë të aftë të punojnë me njerëz nga sfera të ndryshme
  • Të jenë të aftë të punojnë si pjesë e ekipit
  • Të jenë të aftë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht
  • Të respektojnë rregullat etike

Kushtet e punës

Mamitë punojnë në shërbime të ndryshme si spitale dhe klinika publike dhe private, komunitete dhe shërbime të bazuara në shtëpi. Ata zakonisht punojnë me ndërrime ditën dhe natën, fundjavave dhe festave. 

Veglat e punës

Mamitë janë të afta në përdorimin e pajisjeve mjekësore komplekse duke përfshirë monitorët e zemrës së fetusit elektronik, linjat IV dhe pajisje të ngjashme.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë mami duhet të përfundohet niveli për mami në shkollë profesionale apo fakultet.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet