Manikyrist/-e dhe pedikyrist/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Manikyristët dhe pedikyristët kryejnë trajtime profesionale të thonjve të dorës dhe këmbës.

Aktivitetet

  • Takimi me klientë dhe diskutimi i kërkesave të tyre si dhe shërbimet që ofron salloni
  • Pastrimi i thonjëve dhe dhënia e formave
  • Masazhimi dhe hidratimi i duarve dhe këmbëve
  • Lyerja, mbushja dhe vendosja e thonjëve
  • Këshillimi i klientëve rreth thonjëve dhe kujdesit ndaj lëkurës për duar dhe këmbë
  • Promovimi dhe shitja e produkteve për thonj dhe kujdes ndaj lëkurës
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirës së tyre të punës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • T’i kushtojnë kujdes pastërtisë dhe kushteve sanitare
  • Të kenë duar të shkathëta
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të jenë komunikues
  • Të mos jenë paragjykues
  • Të kenë shkathtësi biznesi

Kushtet e punës

Shumica e manikyristëve dhe pedikyristëve janë të vetëpunësuar. Pjesa tjetër, janë të punësuar nëpër sallone të thonjve, sallone të bukurisë apo në spa. Këtu ata punojnë bashkë me pjesën tjetër të stafit, si, grimer, floktar dhe staf administrativ.

Veglat e punës

Manikyristët dhe pedikyristët përdorin instrumente për prerje, limim dhe ngjyrosje të thonjve, produkte dhe makineri për mbushje të thonjve, thonj artificial për ngjitje, vajra dhe losione.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Manikyristët dhe pedikyristët nuk e kanë të domosdoshëm edukimin formal. Megjithatë, trajnimet dhe licencimi në këtë drejtim ose përfundimi i shkollës profesionale, ndihmojnë në avancim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet