Matematikan/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

500 - 900

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Matematikanët studiojnë, zgjidhin dhe zhvillojnë probleme dhe teori aktuale të matematikës për të rritur njohuritë në këtë fushë. Njohuritë dhe metodat matematikore mund të aplikohen në projekte të ndryshme si në inxhinieri apo shkencë për të përcaktuar saktësinë e tyre.

Aktivitetet

  • Llogaritja e të dhënave përmes aplikimit të metodave të analizës numerike
  • Aplikimi i teknikave dhe teorive matematikore për zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme, si p.sh. biznes, inxhinieri, shkencë etj.
  • Zgjedhja e metodave të përshtatshme dhe kryerja e analizës së të dhënave për të identifikuar marrëdhëniet dhe tendencat midis variablave
  • Pjesëmarrja në konferenca profesionale
  • Shkrimi i raporteve dhe hulumtimeve shkencore
  • Prezantimi i punimeve shkencore në konferenca.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të fushave matematikore si kalkulus, algjebër, gjeometri, statistikë etj.
  • Të kenë njohuri për metodologjinë e hulumtimit shkencor
  • Të jenë të aftë të identifikojnë dhe të zgjidhin probleme komplekse
  • Të jenë të aftë të mbledhin, zbresin, shumëzojnë ose pjesëtojnë shpejtë dhe saktë
  • Të jenë të aftë t’i kuptojnë komponentët kryesorë të fizikës, shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe teknologjisë  
  • Të kenë shkathtësi matematikore dhe të vendimmarrjes.

Kushtet e punës

Matematikanët punojnë në organizata, universitete dhe ambiente të zyrës së bashku me profesionistë të tjerë si inxhinierë, specialist të kompjuterëve, fizicient, ekonomistë dhe teknikë të tjerë. Disa prej tyre gjithashtu punojnë në akademi duke kombinuar kështu përgjegjësitë e hulumtimit shkencor dhe mësimdhënies. Matematikanët kanë orar të rregullt pune, por mund të ju kërkohet që të punojnë më gjatë kur duhet të arrijnë afate ose të japin analiza dhe informacione të veçanta.

Veglat e punës

Për të kryer aktivitetet e tyre, matematikanët përdorin USB, laptopë, kalkulatorë shkencorë, tabela dhe pajisje të zyrës si p.sh. telefona, makina të faksit etj. Ata përdorin lloje të ndryshme të softuerëve për të analizuar të dhënat.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë matematikan, duhet të përfundohet niveli Master ose Ph.D. në matematikë, statistikë, apo ndonjë fushë tjetër të ngjashme.


Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet