Mekanik i makinave

Mekanik/-e i/e makinave

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri dhe makineri

Paga

300 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Mekanikët e makinave instalojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë pajisjet dhe makineritë industriale, makineritë e agrikulturës dhe të ngjashme.

Aktivitetet

  • Leximi i manualeve teknike për të kuptuar pajisjet
  • Vëzhgimi se si funksionon një makineri dhe identifikimi i problemeve eventuale
  • Heqja e pjesëve dhe pajisjeve kur ka ndonjë problem
  • Rregullimi ose zëvendësimi i pjesëve të prishura
  • Testimi i makinerisë për tu siguruar që po punon mirë
  • Rregullimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe makinerive
  • Mirëmbajtja e makinerive në mënyrë që të parandalohen prishjet
  • Regjistri i riparimeve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë duar të shkathëta
  • Të kenë koordinim të mirë sy-dorë
  • Të jenë kenë shkathtësi teknike dhe praktike
  • Të kenë shkathtësi vëzhgimi dhe diagnostikimi të problemit
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike

Kushtet e punës

Shumica e mekanikëve të makinerive punojnë në fabrika ose në vendet e ndërtimit dhe janë të punësuar me orar të plotë. Megjithatë, ata mund të pranojnë thirrje emergjente dhe të punojnë gjatë natës apo fundjavave. Mekanikët duhet të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra dhe të përkulen për të kryer punën e tyre. Gjatë punës, mund të pësojnë lëndime si prerje apo djegie.

Veglat e punës

Mekanikët e makinave duhet të përdorin mjetet e sigurisë, si kapelat e forta, syzet dhe mjetet mbrojtëse të dëgjimit. Përpos mjeteve të dorës, ata përdorin torna, që shërbejnë për t’i dhënë formë drurit, metalit dhe materialeve të tjera, makineri për shpim e prerje dhe makineri për saldim.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Mekanikët e makinave duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme profesionale. Mekanikët e makinave trajnohen në vend të punës, duke filluar me ndonjë detyrë më të lehtë dhe duke u avancuar me kohë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?