Përmbledhja
Mekanikët e veturave, të quajtur edhe automekanik mirëmbajnë, rregullojnë dhe kontrollojnë gjendjen e motorit dhe trupit të automjetit.
Shkolle e mesme profesionale
Mesatarisht
Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari
250 - 350
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Mekanikët e veturave, të quajtur edhe automekanik mirëmbajnë, rregullojnë dhe kontrollojnë gjendjen e motorit dhe trupit të automjetit.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Mekanikët e makinave punojnë në garazhe, punëtori dhe vend punishte të tjera ku bëhet kontrollimi dhe servisimi i makinave. Vendi i punës së tyre është mjaft i çrregullt dhe i ndotur me benzinë, naftë, vajra dhe shpeshherë ata duhet të performojnë punë të rënda fizike. Shumica e mekanikëve të veturave punojnë me orar të plotë. Ata mund të jenë të punësuar për kompani private, si ato për mirëmbajtje dhe rregullim të automjeteve, shitës të veturave, stacione të naftës dhe benzinës apo mund të jenë të vetë-punësuar.
Veglat e punës
Mekanikët e veturave duhet të jenë të njoftuar me veturat dhe sistemin e tyre. Ata përdorin pajisje për ngritje të veturave, vegla me ndriçim, kaçavida, çelësa shtrëngues, kompresor të ajrit, pjesë zëvendësuese të mjeteve dhe të ngjashme.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Për të punuar si mekanik i veturave nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal, megjithatë përfundimi i shkollës së mesme profesionale teknike ndihmon në avancim për këtë profesion. Shumica e mekanikëve kryejnë trajnim gjatë punës, ku fillojnë me punë më të thjeshta dhe gradualisht aftësohen më shumë.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.