Përmbledhja
Menaxherët janë përgjegjës për planifikimin, udhëheqjen, orientimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve dhe suksesit të një biznesi, departamenti ose një njësie veprimi brenda një organizate.
Universitare
Mesatarisht
Biznes, administratë dhe juridik
800 - 1000
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Menaxherët janë përgjegjës për planifikimin, udhëheqjen, orientimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve dhe suksesit të një biznesi, departamenti ose një njësie veprimi brenda një organizate.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Kushtet e punës për menaxher ndryshojnë varësisht se në cilën fushë e ushtrojnë këtë profesion. Në përgjithësi, ata punojnë në zyrë dhe mjedisi i tyre është i qetë, ose mund të jenë në lëvizje duke marr pjesë në mbledhje dhe takime të ndryshme. Orari i tyre i punës në të shumtën e rasteve është i rregullt.
Veglat e punës
Menaxherët përdorin pajisje të zyrës si tabelat në mur, telefon, kompjuter, printer etj.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Menaxherët duhet të kenë së paku të përfunduar nivelin Bachelor në menaxhment, biznes apo ndonjë fushë të ngjashme dhe të kenë përvojë pune para se të fitojnë titullin si menaxher. Ata po ashtu mund të diplomojnë në ndonjë fushë tjetër dhe me eksperiencë të fitojnë shkathtësi për të ushtruar profesionin e menaxherit. Profesioni i menaxherit përfshinë shumë nëndegë dhe shumica e këtyre degëve të këtij profesioni kërkojnë përfundimin e nivelit të katërt të aftësive SNKP, mirëpo në disa degë pranohet edhe niveli i tretë i SNKP-së.
Apliko online
Prishtinë
Prishtinë
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.