Imgbtn educationmanager

Menaxher/-e i/e arsimit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Menaxherët e arsimit planifikojnë, udhëheqin, koordinojnë dhe vlerësojnë aspektet arsimore dhe administrative të shërbimeve arsimore në shkollat fillore dhe të mesme, kolegje, fakultete dhe departamente në universitete, si dhe institucione të tjera arsimore.

Aktivitetet

  • Vlerësimi i programeve dhe metodave  mësimore, në përcaktimin e efektivitetit gjatë zbatimit të tyre, si dhe për të siguruar që veprimtaria e shkollës të jetë në përputhje me rregulloret kombëtare dhe lokale
  • Vëzhgimi i metodave të mësimdhënies dhe ekzaminimi i materialeve mësimore për të vlerësuar dhe standardizuar programet mësimore, teknikat e mësimdhënies, si dhe vendimet për përmirësime aty ku nevojitet
  • Bashkëpunimi me mësimdhënësit për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e standardeve të kurrikulës, zhvillimin e rregulloreve të punës, caktimin objektivave  dhe synimeve të performancës
  • Drejtimi dhe koordinimi i aktiviteteve të mësimdhënësve, administratorëve dhe personelit ndihmës në shkolla
  • Vendosja e objektivave afatgjate dhe specifikimi i strategjive dhe veprimeve për t'i arritur ato.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi parimet e biznesit dhe menaxhimit të përfshira në planifikimin strategjik, alokimin e burimeve, modelimin e burimeve njerëzore, teknikën e udhëheqjes, metodat e prodhimit dhe koordinimin e njerëzve dhe burimeve.
  • Të kenë njohuri mbi parimet dhe metodat për hartimin e kurrikulës dhe trajnimit, mësimdhënies dhe udhëzimit për individë dhe grupeve,  si dhe vlerësimin e efekteve të trajnimit.
  • Të jenë në gjendje të motivojnë, zhvillojnë dhe drejtojnë njerëzit gjatë punës, të identifikojnë njerëzit e duhur për punë
  • Të jenë në gjendje të përdorin logjikën dhe arsyen për identifikimin e avantazheve dhe dobësive  për zgjidhje alternative,  si dhe  qasje e konkluzione ndaj problemeve
  • Të jenë në gjendje të identifikojë masat apo treguesit e ecurisë së sistemit, lidhur me objektivat  si dhe veprimet e nevojshme për t’i përmirësuar ato.

Kushtet e punës

Menaxherët e arsimit punojnë në shkolla publike dhe private në nivelet e arsimit fillor, të mesëm, kolegje dhe universitete. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt, por mund të punojnë orë shtesë për ndërmarrjen e detyrave administrative dhe për të marrë pjesë në takimet e stafit.

Veglat e punës

Menaxherët e arsimit për të kryer detyrat e përgjithshme administrative, përdorin kompjuterë dhe pajisje të tjera të zyrës.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si menaxher i arsimit, është e nevojshme një diplomë master ose post-master.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?