Menaxher/-e i/e hotelit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Ekonomi Turizëm dhe Hotelieri

Paga

600 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Menaxherët e hoteleve mbikëqyrin dhe menaxhojnë aktivitetet dhe strategjitë që përdoren për të akomoduar klientët. Ata gjithashtu i menaxhojnë financat, burimet njerëzore dhe reklamat përmes aktiviteteve si mbikëqyrja e personelit, dokumenteve financiare dhe aktiviteteve të tjera.

Aktivitetet

  • Sigurimi i informatave për klientë dhe zgjidhja e ankesave të tyre
  • Planifikimi i programeve, eventeve, aktiviteteve dhe trasportit të materialeve apo produkteve
  • Caktimi i detyrave të stafit, monitorimi i performancës dhe planifikimi i ndërrimeve të tyre
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planeve operative, procedurave dhe rregullave organizative
  • Menaxhimi, drejtimi dhe kontrollimi i shërbimeve për klientë dhe atyre administrative
  • Ruajtja e të dhënave për pagesa dhe shpenzime.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth menaxhmentit dhe parimeve të kontabilitetit, metodave të udhëheqjes dhe burimeve njerëzore
  • Të kenë njohuri rreth trajnimit dhe rekrutimit të personelit, si dhe parimeve për shërbim të klientëve
  • Të kenë shkathtësi në mendim kritik, zgjidhje të problemeve dhe në vendimmarrje
  • Të kenë shkathtësi monitoruese, udhëzuese, koordinuese dhe në menaxhim të kohës
  • Të jenë të aftë të fokusohen në një punë për periudha të gjata kohore dhe të mos shpërqendrohen
  • Të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë efektive.

Kushtet e punës

Menaxherët e hoteleve punojnë në zyrë dhe terren ku ata mbikëqyrin mirëmbajtjen apo aktivitetet e hotelit që mbahen në ambient të mbyllur apo të hapur. Ata punojnë me ndërrime, si dhe gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave. Në mënyrë që të jenë të disponueshëm për t’i adresuar të gjitha problemet e klientëve, atyre mund t’iu duhet të punojnë orë shtesë.

Veglat e punës

Menaxherët e hoteleve e kalojnë shumicën e kohës duke i monitoruar burimet financiare dhe ato njerëzore, prandaj ata përdorin kryesisht pajisje të zyrës si telefonat, kompjuterët ose laptopët dhe programe të ndryshme softuerike për të regjistruar rezervimet, llogaritë financiare dhe detyrat tjera administrative. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni menaxher i hotelit, ju duhet të përfundoni studimet e nivelit bachelor në ekonomi apo hoteleri dhe turizëm.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet