Student working with teacher on machine

Mësimdhënës/-e i/e arsimit profesional

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

450 - 550

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mësimdhënësit e arsimit profesional japin mësim ose instruktojnë lëndë profesionale për nxënësit e shkollave të mesme të larta. Ata përgatisin nxënësit për punësim në profesione specifike ose fusha të profesionit për të cilat universiteti ose arsimi i lartë nuk është i domosdoshëm.

Aktivitetet

  • Identifikimi i nevojave arsimore për të tjerët,  zhvillimi i programeve zyrtare arsimore ose trajnuese dhe mësimdhënia apo trajnimi i të tjerëve
  • Vëzhgimi dhe marrja e informatave nga të gjitha burimet përkatëse
  • Identifikimi i nevojave zhvillimore për të tjerët,  trajnimi, udhëzimi duke ndihmuar të tjerët për të përmirësuar njohuritë ose aftësitë e tyre
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së nxënësve për të përcaktuar progresin, si dhe dhënia e  vlerësimeve dhe sugjerimeve për përmirësime
  • Prezantimi i lëndëve dhe zhvillimi i diskutimeve për rritjen e njohurive dhe aftësive të nxënësve në përdorimin  e mjeteve vizuale, si grafika, diagrame dhe video.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi parimet dhe metodat e kurrikulës dhe hartimin trajnimit, mësimdhënies dhe udhëzimit për individë dhe grupe
  • Të kenë njohuri teknike për makineritë dhe mjetet, përfshirë dizajnin, përdorimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre
  • Të jenë të aftë t’i kushtojnë vëmendje të plotë asaj që thonë njerëzit e tjerë, duke konsideruar kuptimin e çështjeve të ngritura dhe duke bërë pyetje sipas nevojës
  • Të jenë të aftë të zgjedhin dhe përdorin metoda dhe procedura trajnimi, adekuate për situatën kur mësohen gjëra të reja.

Kushtet e punës

Mësimdhënësit e arsimit profesional punojnë në zyra, amfiteatro, punëtori, si dhe klasa të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional. Ata punojnë në orar të rregullt pune, por mund të kërkohet që të punojnë edhe jashtë orarit. Zakonisht atyre u kërkohet të ofrojnë trajnime të bazuara në fushën e kompetencave të tyre të ekspertizës, që përfshijnë mësimin praktik dhe teorik në një ambient të modeluar apo në vendin e vërtetë të punës. Ata mund të punësohen me orar të plotë ose me gjysmë orari.

Veglat e punës

Mësimdhënësit e arsimit profesional përdorin kompjuterë, posaçërisht programet Word, PowerPoint dhe Excel, si dhe softuerin për menaxhimin e të dhënave. Ata përdorin projektorë dhe pajisje të tjera audio-vizuale për mësime dhe pune praktike, si dhe mund të demonstrojnë përdorimin e pajisjeve të tjera që përdoren posaçërisht në fushën e tyre të ekspertizës.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si mësimdhënës i arsimit profesional ju duhet të përfundoni studimet e nivelit të pestë, studimet bachelor, si dhe certifikatat për lëndët përkatëse.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?