Shutterstock 290587901

Mësimdhënës/-e i/e shkollës fillore

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

300 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mësimdhënësit e shkollës fillore u japin mësim nxënësve në nivelin e shkollës fillore. Në përputhje me programin mësimor, ata zhvillojnë plane mësimore për lëndët e ndryshme që japin, duke përfshirë matematikën, gjuhët, shkencat e natyrës dhe muzikën.  Ata monitorojnë zhvillimin e të nxënit të nxënësve dhe vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për lëndët e mësuara përmes. Për të krijuar një ambient frymëzues për të mësuar, ata përdorin mjetet në klasë dhe metoda të ndryshme të mësimdhënies. Mësimdhënësit e shkollës fillore komunikojnë me prindërit dhe stafin administrativ si dhe kontribuojnë në ngjarjet e ndryshme të shkollës.

Aktivitetet

  • Vendosja dhe zbatimi i rregullave për sjelljen dhe procedurat në lidhje me ruajtjen e rendit në mes të nxënësve për të cilët ata janë përgjegjës
  • Përshtatja e metodave mësimore dhe materialeve udhëzuese për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve
  • Zhvillimi i qëllimeve dhe planeve specifike për prioritetet, organizimin dhe përmbushjen e punës së tyre
  • Përgatitja, administrimi dhe vlerësimi i testeve dhe detyrave për të vlerësuar progresin e nxënësve
  • Përgatitja e materialeve dhe nxënësve për aktivitetet e klasës.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi parimet dhe metodat rreth hartimit të kurrikulës dhe trajnimit, mësimdhënies dhe udhëzimit për individë dhe grupe
  • Të  jenë të aftë t’i mësojnë të tjerët se si të bëjnë diçka
  • Të jenë të aftë të përdorin logjikën dhe arsyetimin për të identifikuar pikat e forta dhe të dobëta për zgjidhjet alternative, përfundimet ose qasjet ndaj problemeve
  • Të kenë aftësi për të komunikuar informata dhe ide gjatë të folurit në mënyrë që të tjerët të kuptojnë
  • Të kenë njohuri për sjelljen e njerëzve, për ndryshimet individuale në aftësi, personalitet dhe interesa.

Kushtet e punës

Mësimdhënësit e shkollës fillore punojnë në klasa të shkollave, por gjithashtu mund të marrin përsipër detyrat e tyre edhe në bibliotekën e shkollës, zyrat administrative, në fushën e lojërave ose fushave sportive dhe jashtë shkollës gjatë ekskursioneve, udhëtimeve në terren, ngjarjeve sportive ose kampeve. Kushtet e punës mund të jenë të zhurmshme ose stresuese. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt mësimor, por ndonjëherë pritet që të punojnë me orar të zgjatur për të planifikuar dhe përgatitur mësimet, si dhe për pjesëmarrjen në takimet e stafit.

Veglat e punës

Mësimdhënësit e shkollës fillore përdorin një sërë burimesh arsimore të tilla si tabela të bardha, libra pune dhe libra shkollorë, tekste dhe pajisje audio-vizuale dhe një sërë mjetesh të tjera mësimore. Ata gjithashtu përdorin kompjuterë dhe pajisje të tjera zyre. Gjithashtu mund të përdorin edhe materiale arti dhe artizanale, instrumente muzikorë ose pajisje sportive.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si mësimdhënës i shkollës fillore ju duhet të përfundoni studimet Bachelor, drejtimi në arsimin fillor.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?