High school teacher

Mësimdhënës/-e i/e shkollës së mesme të lartë

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

450 - 550

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mësimdhënësit e arsimit të mesëm të lartë mësojnë një ose më shumë lëndë, duke përjashtuar lëndët që synojnë të përgatisin nxënësit për punësim në profesione të caktuara. Ata mësojnë nxënës në një ose më shumë lëndë, si anglisht, matematikë, lëndë shoqërore, në shkollimin e mesëm të lartë në shkollat publike ose private.

Aktivitetet

  • Përgatitja e materialeve dhe nxënësve për aktivitetet në klasë
  • Udhëzimi përmes ligjëratave, diskutimeve dhe demonstrimeve në një ose më shumë lëndë, të tilla si gjuhë angleze, matematikë ose shkenca shoqërore
  • Vendosja e objektivave të qarta për të gjitha mësimet, njësitë dhe projektet dhe komunikimi i këtyre objektivave nxënësve
  • Vendosja dhe zbatimi i rregullave për sjelljen dhe procedurat për ruajtjen e rendit midis nxënësve
  • Përshtatja e metodave mësimore dhe materialeve udhëzuese për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi parimet dhe metodat për hartimin e kurrikulës dhe trajnimit, mësimdhënies dhe udhëzimit për individë dhe grupe
  • Të kenë njohuri mbi sjelljen e njerëzve, ndryshimet individuale në aftësi, personalitet dhe interesa
  • Të kenë aftësie të komunikojnë informata dhe ide gjatë të folurit në mënyrë që të tjerët të kuptojnë
  • Të kenë aftësi për të dëgjuar dhe kuptuar informatat dhe idetë e paraqitura përmes fjalëve dhe fjalive të thëna
  • Të jenë të aftë t’i kushtojnë vëmendje të plotë asaj që thonë njerëzit e tjerë, duke marrë kohë për të kuptuar pohimet e bëra dhe duke bërë pyetje sipas rastit.

Kushtet e punës

Mësimdhënësit  e shkollave të mesme të larta zakonisht punojnë me orar të rregullt mësimor si dhe orë shtesë, për t'u përgatitur për orët mësimore, për të marrë pjesë në takimet e stafit dhe për të ndërmarrë detyra administrative siç janë shënime dhe shkrime të raporteve. Atyre gjithashtu mund t'u kërkohet të punojnë orë shtesë për të dërguar nxënës në ekskursione ose kampe, si dhe për të marrë pjesë në këshillin e mësimdhënësve, diplomime ose ngjarje të tjera shkollore.

Veglat e punës

Mësimdhënësit  e shkollave të mesme të larta përdorin shumëllojshmëri të teknologjive dhe mjeteve arsimore për të zhvilluar mësimin, të tilla si tabela e bardhë, librat e mësimit  dhe librat e punës, si dhe pajisjet dhe tekstet audio-vizuale. Ata përdorin kompjuterë dhe pajisje të tjera zyre dhe përdorin materiale ose pajisje që janë të rëndësishme për fushën në të cilën ata japin mësim, të tilla si pajisje arti dhe artizanale, pajisje sportive, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si mësimdhënës i shkollës së mesme të lartë ju duhet të përfundoni studimet Bachelor për lëndët përkatëse.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?