Istock 602290482

Mësimdhënës/-e për fëmijë me nevoja të veçanta

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

300 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mësimdhënësit  për fëmijë me nevoja të veçanta punojnë dhe mësojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me aftësi të kufizuar intelektuale ose fizike. Për të përshtatur komunikimin, lëvizshmërinë, autonominë dhe integrimin shoqëror të nxënësve, ata përdorin një sërë konceptesh, strategjish dhe mjetesh të specializuara. Ata zgjedhin metodat e mësimdhënies, duke u mbështetur në burimet që kanë,  për t'i mundësuar nxënësve nga aspekti individual, që të rrisin potencialin e tyre për një jetë të pavarur.

Aktivitetet

  • Udhëzimi i studentëve me nevoja të veçanta në lëndët akademike, duke përdorur një larmi teknikash, si fonetika, të mësuarit multi-sensor, si dhe  përsëritja e mësimit  për të forcuar të dhe për të përmbushur nevojat e ndryshme të nxënësve
  • Zhvillimi ose zbatimi i strategjive për të përmbushur nevojat e nxënësve për shumëllojshmëri të aftësive të kufizuara
  • Zhvillimi i planeve individuale arsimore (IEP) të dizajnuara për të promovuar zhvillimin arsimor, fizik ose shoqëror të nxënësve
  • Përgatitja  në hollësi e raporteve për aktivitetet dhe performancën e nxënësve
  • Bashkëpunimi me profesionistë të tjerë të mësimdhënies për zhvillimin e programeve arsimore.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi parimet dhe metodat për hartimin e kurrikulës dhe trajnimit, mësimdhënies dhe udhëzimit për individë dhe grupe
  • Të kenë njohuri mbi sjelljen dhe performancën njerëzore, ndryshimet individuale në aftësi, personalitet dhe interesa
  • Të kenë njohuri mbi vlerësimin dhe trajtimin e sjellëve të çrregulluara.
  • Të jenë të aftë të përdorin logjikën dhe arsyetimin për të identifikuar aftësitë dhe dobësitë, në qasjen ndaj problemeve, zgjidhjet alternative apo arritjen e konkluzioneve
  • Të jenë të aftë të  kërkojnë aktivisht mënyra për të ndihmuar njerëzit.

Kushtet e punës

Mësimdhënësit për fëmijë me nevoja të veçanta kryesisht punojnë në sektorin e arsimit, në njësitë e arsimit special duke mësuar individë ose grupe me nevoja të veçanta. Ata krijojnë plane arsimore për secilin nxënës për të adresuar nevojat individuale dhe përmirësimin e të mësuarit. Gjithashtu, ata mund të ndihmojnë në integrimin e nxënësve në klasat e rregullta. Këta mësimdhënës zakonisht punojnë në orar të rregullt shkollor, por mund të kërkohet që të punojnë jashtë orarit, për parapërgatitje dhe pjesëmarrje në takimet e stafit.

Veglat e punës

Mësimdhënësit për fëmijë me nevoja të veçanta mund të përdorin një larmi të teknikave shtesë për të mësuar nxënësit me nevoja të veçanta. Ata mund të përdorin tabela komunikimi, kompjuterë me softuer të drejtuar nga zëri në të folur, kalkulatorë që flasin ose kompjuterë tableta. Gjithashtu, ata mund të përdorin materiale standarde mësimore,  si tabela të bardha, libra shkollorë dhe libra pune.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si mësimdhënës për fëmijë me nevoja të veçanta, ju duhet të përfundoni studimet Bachelor për edukimin fillor dhe te mesëm dhe specializimin në mësimdhënien për nevoja të veçanta.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?