Përmbledhja
Metalpunuesit bëjnë prerjen, formësimin dhe montimin e metaleve të ndryshme si çeliku, zinku, bakri, nikeli, argjendi dhe llojeve tjera, për të krijuar strukturat e kërkuara metalike.
Shkolle e mesme profesionale
Mesatarisht
Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari
200 - 350
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Metalpunuesit bëjnë prerjen, formësimin dhe montimin e metaleve të ndryshme si çeliku, zinku, bakri, nikeli, argjendi dhe llojeve tjera, për të krijuar strukturat e kërkuara metalike.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Metalpunuesit më së shpeshti punojnë në punëtori dhe fabrika por mund të punojnë edhe në hekurudha apo miniera. Mjedisi i tyre i punës mund të jetë i ndotur, i nxehtë dhe i zhurmshëm, prandaj atyre iu kërkohet të ndjekin procedurat e sigurisë. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt, por ndonjëherë mund t’iu kërkohet të punojnë më gjatë varësisht nga ngarkesa e punës.
Veglat e punës
Metalpunuesit përdorin vegla dhe makineri të ndryshme për të punuar me metale, të tilla si makinat për prerje të metalit, sharrat, turjelat, çekanët, metrat, etj. Ata po ashtu përdorin masat mbrojtëse si kapelat, syzet, kufjet dhe maskat mbrojtëse.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Profesioni i metalpunuesit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.