Metalurg/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Inxhinieri

Paga

600 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Metalurgët janë shkencëtar që specializohen për vetitë kimike dhe fizike të metaleve dhe mineraleve si dhe nxjerrjen e tyre nga xeherorët natyrorë. 

Aktivitetet

  • Hulumtimi, zhvillimi dhe kontrollimi i proceseve në nxjerrjen e metaleve nga xeheroret e tyre
  • Hulumtimi, zhvillimi dhe kontrollimi i proceseve për hedhjen, aliazhimin dhe trajtimin e ngrohjes ose saldimin e metaleve te rafinuara
  • Hulumtimi, zhvillimi dhe kontrollimi i proceseve për prodhimin e produkteve metalike tregtare
  • Këshillimi i klientëve për përshtatshmërinë e metaleve për qëllime të ndryshme
  • Kryerja e analizave laboratorike
  • Përcaktimi i vendndodhjes së qymyrit, mineraleve metalike dhe jo-metalike

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të ketë njohuri të punës teknike dhe inxhinierike
  • Të ketë aftësi të punojë në grup
  • Të jetë në gjendje të identifikojë, analizojë dhe zgjidhë problemet
  • Të jetë në gjendje të komunikojë me gojë, me shkrim dhe duke përdorur grafikët
  • Te jetë në gjendje tu përmbahet rregullave strikte të sigurisë

Kushtet e punës

Metalurgët mund të punojnë në industri të llojllojshme si inxhinieria civile, industria e prodhimtarisë së avionëve, inxhinieria e automobilave dhe industria e mbrojtjes së mjedisit. Metalurgët mund të punojnë në metalurgji kimike, fizike dhe të procesit. Ata punojnë në mjedise të ndryshme, si zyre, laboratorë, miniera dhe rafineritë metalike. Në disa raste, metalurgët duhet të punojnë në lartësi ose në hapësira të mbyllura e jo shumë të pastra për të mbledhur mostra të metaleve. Orari i punës është orari i rregullt ndërsa vendi i punës mund të jetë i rrezikshëm dhe për këtë arsye ju duhet të mbajnë uniformë mbrojtëse.

Veglat e punës

Metalurgët përdorin një gamë të makinerive dhe pajisjeve të specializuara për të mbledhur dhe analizuar mostrat e mineraleve dhe metaleve. Ata gjithashtu përdorin pajisje laboratorike, të tilla si mikroskopë dhe pajisje matëse. Për shkak se ata shpesh përdorin furra, kimikate dhe pajisje të tjera potencialisht të rrezikshme ata duhet të veshin gjithashtu veshje të përshtatshme të sigurisë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë metalurg duhet të përfundoni fakultetin e shkencave inxhinierike dhe të specializoheni në metalurgji nxjerrëse, shkenca minerale ose inxhinieri kimike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet