Meteorolog

Meteorolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë

Paga

500 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Meteorologët parashikojnë motin për periudha të shkurta dhe të gjata kohore duke u bazuar në mbledhjen e informatave atmosferike dhe informimin e publikut të gjerë. 

Aktivitetet

  • Hetimi i drejtimit dhe shpejtësisë së ajrit, presioneve, temperaturave dhe lagështisë
  • Studimi i të dhënave të mbledhura nga stacionet meteorologjike
  • Përgatitja dhe raportimi afatshkurtër dhe afatgjatë i hartave të motit  
  • Parashikimi dhe paralajmërimi i fenomeneve atmosferike si ciklonet, stuhitë dhe rreziqet
  • Përshkrimi ditor i motit
  • Përgatitja e raporteve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interes për shkencat mbi tokën dhe klimën
  • Të kenë aftësi në shkrim dhe komunikim
  • Të kenë njohuri të matematikës dhe fizikës
  • Të kenë aftësi analitike dhe interpretuese

Kushtet e punës

Meteorologët zakonisht punojnë në institutet e meteorologjisë por mund të punojnë edhe si hulumtues në organizata shkencore. Zakonisht, janë të kërkuar në aeroporte për të monitoruar ndryshimet klimatike të cilat mund të ndikojnë në fluturime.

Veglat e punës

Meteorologët punojnë shumicën e kohës në kompjuter, ku përdorin programe të ndryshme të specializuara për të mbledhur dhe interpretuar të dhëna meteorologjike. Gjithashtu, ata përdorin radar, harta, lista për të interpretuar dhe mbledhur të dhëna meteorologjike.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni meteorolog duhet të përfundoni fakultetin e fakultetin e shkencave matematikore natyrore në drejtimin fizikë, gjeografi, matematikë apo shkenca të mjedisit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?