Minator/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Miniera, Minerale

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Minatorët bëjnë nxjerrjen e xeheve, qymyrit apo mineraleve tjera nga sipërfaqet nëntokësore.

Aktivitetet

  • Shpimi dhe hapja e tokës
  • Operimi i makinave të mëdha për nxjerrjen dhe bartjen e mineraleve
  • Krijimi i tuneleve nëntokësore që përdoren për nxjerrjen e mineraleve në miniera
  • Krijimi i strukturave mbrojtëse në minierë
  • Instalimi dhe ndriçimi i pompave për nxjerrje te ajrit, ujit dhe baltës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë të ndjekin udhëzimet dhe rregullat e sigurisë
  • Të jenë në gjendje të punojnë në hapësira të mbyllura dhe jo të pastra
  • Të kenë forcë fizike
  • Të kenë shikim të mirë dhe koordinim sy-dorë
  • Të ruajnë qetësinë në situata emergjente
  • Të punojnë si pjesë e ekipit

Kushtet e punës

Minatorët punojnë në vende të mbyllura dhe të errëta, zakonisht punojnë në ambiente të ndotura, me pluhur, të zhurmshme, me temperatura të larta dhe të dëmshme për shëndetin e tyre. Por përderisa procesi i nxjerrjes së mineraleve është duke u automatizuar edhe siguria dhe kushtet e punës së minatorëve  janë duke u përmirësuar. Minatorët  punojnë me orar të zgjatur dhe në kushte të rënda.

Veglat e punës

Mjetet e punës së minatorëve janë: lopatat, ngarkuesit, eksplozivët, ndriçuesit, shpuesit, treni transportues nëntokësor i mineraleve etj. Për arsye se vendi i punës është i rrezikshëm atëherë minatorët janë të obliguar të mbajnë uniforma mbrojtëse.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i minatorëve mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet