Përmbledhja
Mirëmbajtësit e objektit organizojnë, mbikëqyrin dhe kryejnë funksione mirëmbajtjeje për të mbajtur me rregull objektin dhe pajisjet apo makinat brenda tij.
Trajnime profesionale
Mesatarisht
Shërbime
250 - 400
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Mirëmbajtësit e objektit organizojnë, mbikëqyrin dhe kryejnë funksione mirëmbajtjeje për të mbajtur me rregull objektin dhe pajisjet apo makinat brenda tij.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Mirëmbajtësit e objektit mund të punojnë në hotele, ndërtesa për banim, spitale, në institucione të sistemeve hidraulike, elektrike, ajrore, të ngrohjes etj. Mirëmbajtësit e objektit duhet të qëndrojnë në këmbë për orë të gjata. Po ashtu puna e tyre kërkon përkulje dhe ndonjëherë edhe bartje të objekteve. Këta punëtor mund të punojnë në mjedise jo shumë të përshtatshme si të nxehta ose të ftohta, të zhurmshme ose me pluhur. Shumica punojnë me orar të plotë.
Veglat e punës
Mirëmbajtësit e objektit përdorin vegla të dorës si kaçavida, sharra, çekiçë, mjete për shpim dhe ngushtim e të ngjashme si dhe pajisje për pastrim. Disa mirëmbajtës objekti duhet të veshin uniformë.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Mirëmbajtësit e objektit mësojnë disa shkathtësi bazike në shkollë të mesme teknike. Për tu punësuar në këtë profesion nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal. Shumica fillojnë me disa punë më të thjeshta dhe vijnë duke u avancuar.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.